'21 janari' pa drejtësi, Taulant Balla: Pse prokuroria nuk e ka marrë ende në administrim audion e përmendur në media? SPAK të tërheqë dosjen

TIRANË-Pse prokuroria ende nuk e ka marrë nën administrim audion e përmendur së fundmi në media për një bisedë mes gardistëve më 21 janar 2011? Kjo ka qenë pyetja e ngritur e kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka dalë sot në një konferencë nga PS. Nga ana tjetër ai tha se nuk e ka dëgjuar regjistrimin e pretenduar audio por u shpreh se i takon prokurorisë ta vendosë nëse e cilëson të vlefshme apo jo.

"Dhe unë ashtu si ju jam njohur nëpërmjet medias. Ne s’jemi institucion i prokurorisë, i takon atyre ta vlerësojnë nëse i shërben si provë apo jo. Ne i besojmë". ka shtuar ai.

Balla tha se me prova të reja Partia Socialiste do të bëjë një denoncim tjetër penal, ndërkohë që nënvizoi se Sali Berisha ‘rreh gjoksin çdo ditë në media për autorësinë e vrasjeve’ dhe është e pajustifikueshme se si SPAK nuk reagon. Balla bëri një rezyme të disa prej padive që ‘flenë’ në organet e drejtësisë në lidhje më këtë çështje. Partia Socialiste thotë se për 21 janarit SPAK duhet të tërheqë menjëherë dosjen nga prokuroria e Tiranës, e cila duhet të shpallë moskompetencën, pasi urdhrat e vrasjes janë dhënë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë atë ditë.

“Më 22 prill 2011 jam paraqitur pranë prokurorisë së Tiranës ku kam dërguar prova të tjera për vrasjen protestuesve. Lidhur me këtë kallëzim asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për të dhënë shpjegime si palë akuzuese apo e dëmtuar.  Dosja penale për 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave është një turpet më të mëdha.  Edhe pse u vërtetua se Bereta e Gardës së Republikës ka qëlluar dhe solli vrasjen e Faik Myrtajt është cilësuar nga gjykata pa autor.  Aleks Nika është një tjetër dosje penale pa vrasës, pa autor. Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve. Gjithmonë kemi qenë në anën e drejtësisë me besimin se i takon asaj që të bëjë drejtësi”, tha Balla.

Sipas tij më 20 janar 2021 policia i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës urdhrin për kryerjen e ekzaminimeve të tjera për vrasjen e dëshmorëve Aleks nika dhe Hekuran Deda por edhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj.

“Maj 2011 prokuroria hapi hetimet për ngjarjet e mësipërme.  Janar 2022 i kam kërkuar drejtuesit të SPAK për tërheqjen e kësaj dosjeje nga prokuroria e Tiranës.  Ne kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme.  Ndërkohë që një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin. Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

Prej ditës së premte në disa media, kryesisht sociale, qarkun transkriptim i një dialogu të zhvilluar më 21 janar 2011 nëpërmjet radiove, mes komandantit të Gardës të asaj kohe, Ndrea Prendi dhe disa oficerëve. Pretendohet se bëhet fjalë për një audio-përgjim por që në fakt është një tekst pa audio.

Dje u bënë 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Balla: Berisha 'rreh gjoksin' çdo ditë, urdhëroi vrasjet e 21 Janarit! Bëjmë kallëzim tjetër me prova të reja

 

Sali Berisha del çdo ditë ‘duke rrahur gjoksin’ dhe pranuar vrasjet shtetërore të 21 janarit ndërkohë që SPAK ende nuk e merr nën hetim së paku për ‘shpërdorim detyre’ kur ishte Kryeministër. Ky ishte apeli i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në daljen sot për mediat nga Selia rozë.

Balla kërkoi që të bëhet drejtësi ndërsa ngriti pyetjen përse prokuroria nuk ka ende audion e përmendur në media rreth bisedës mes gardistëve. Sipas Ballës, Berisha duhet të hetohet pasi rreh gjoksin publikisht duke thënë se e ka bërë vetë ai. Nga ana tjetër nuk jep përgjigje konkrete nëse e kanë dëgjuar regjistrimin audio.

21 janari si protestë u thirr për korrupsionin galopant, zgjedhjen e votës, të Shqipërisë nga Sali Berisha. Brenda secilit aso kohe gjendej edhe Ilir Meta. E kemi thënë kuptimin e qartë që kemi bërë aleancë në 2013 me Ilir Metën për të rrëzuar Sali Berishën dhe ia kemi dalë. Presim që Berisha të hetohet. Sot jeni dëshmitarë se si prokuroria dënon edhe për një arkë me peshk. A ka shpërdorim detyre në këtë vrasje shtetërore dhe mjafton ky nen për të thënë që zotëria në fjalë rreh gjoksin në çdo studio apo komunikim publik e thotë, po e kam bërë unë. Shpesh përmend rastin e Rumanisë për protestat e vitit 1990 kur presidenti i Rumanisë është marrë i pandehur plot 31 vite më pas. S’duam që drejtësia të ndikohet, por të bëjë drejtësi për 21 janarin. Ndaj apeli ynë pse PS po intensifikon kërkesat për hetime.

Po ashtu, Balla u shpreh se me provat e reja, 12 vite pas tragjedisë së 21 janarit janë njohur pas pamjeve të dalë nga mediat por i takon prokurorisë që të vendosë nëse është provë apo jo.

Për provat e reja, ne s’jemi institucion i prokurorisë. Ai regjistrimi për ne përfaqëson një provë. Vlerësimin se është provë apo jo e bën SPAK. Në vlerësimin tonë është për t’i dhënë zë kërkesës se se di sa herë mund të jem gjendur duke kërkuar që t’i shkojë kërkesa publike SPAK që të marrë dosjen nga Prokuroria e Tiranës. Po edhe ne nga mediat jemi njohur. Mendoj që është një provë autentike. Mendoj që nëse hetohet dosja e Aleks Nikës do të ketë dhe plot prova të tjera e do të kemi dokument të plotë kallëzimi shoqëruar me elementët e provës për të çuar para hetimin e dosjes penale”, tha Balla.

Ora 12:21
Tragjedia e 21 janarit, Balla flet për ish gardistin Agron Malaj: S’ka nxjerrë asnjë fishek! Duam të gjejmë kush e futi në luftë Gardën me njerëzit e paarmatosur

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për akuzat e familjarëve se kanë marrë ish gardistin Agron Malaj duke e bërë kryetar të Bashkisë së Matit. Sipas Ballës, Malaj s’ka nxjerrë asnjë fishek.

“E vërteta është se gardisti Agron Malaj nuk ka nxjerrë asnjë fishek. Si kryetar bashkie e vlerëson një popull i tërë i Matit. Këtu s’bëhet fjalë kush punonte në Gardë atë kohë, por çështja penale në atë që ne po mundohemi të themi është se kush e futi në luftë Gardën si një institucion me njerëz të paarmatosur. Mendoj që kjo është çështja. Dhe vetë Agron Malaj e ka sqaruar”, tha Balla.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Epo: 22/01/2023 22:38

    Mire e ka Balla: kush e futi ne lufte garden ne njerzit?!? Ose nga marria ose nga shejtanlleku, e ka thene kaq bukur sa ska. Ore kush i trazoi keto pune, cila qe ajo mendje kriminale qe organizoi fshehtas ganestere nga Lezhe-Shkoder-Malesi e Madhe???? Toma, Marku e me do komite??? Bravo Taulant ja ke bere forra. Edhe Karlo do te kete zili.

    Përgjigju
  • Keti: 22/01/2023 19:23

    Zoti Rama po me universitetin Funeral, kur do mereni, Astrit Veliaj drejton albanian university, tek ish hotel internacional ne qender te tiranes posht funeral siper godines universitet cmenduri e till vetem ne shqiperin ton mund te ndodhi, Po kjo ministria arsimit mbi cfar kriteresh e akrediton??

    Përgjigju
  • Sali Kërma: 22/01/2023 14:24

    O Arben kur stë vrau ty qeni bastard maloku Sali se do ishte një gjë e bukur për tipa si ty.

    Përgjigju
  • Une: 22/01/2023 13:56

    Me ne fund po levizni. Akuza te ngrihet per "grup kriminal dhe mafioz" qe vrane dhe kryhen nje krim shteterore. Ligji anti-mafia e thote shume hapur se si karakterizohen keto grupe. Njesoj si ish kryeministerat ne Itali re dalin te hetohen si mafioze. Mafia e vertet ne kete vende familja e Saliut.

    Përgjigju
    • Arben: 22/01/2023 14:15

      E vetmja mafje qe ka mbetur ne Shqiperi eshte familja e Saliut. Sapo te shkaterrohet ajo do kthehemi ne ditet e lumtura, do rilindin ato dite qe kishim gjate viteve 1945-1990! Prandaj duhet ta luftojme opoziten me te gjitha forcat dhe ne cdo front! Rrofte Shqiperia!

  • A. N.: 22/01/2023 13:55

    Ku ishte ky zoteria kur Rama po pinte kafe tek kullat nderkohe qe turma ishte ne shesh?

    Përgjigju
    • Une: 22/01/2023 14:16

      Aty ku ishte Saliu kur turmat e tij digjnin dyhert e kryeministrise apo kur u rrahen me njeri-tjetrin ne mes te Tiranes.

  • Hekuran: 22/01/2023 13:49

    Po pse Balla nuk depoziton kallximin po thjesht depoziton thirrjet ne media?

    Përgjigju
    • Une: 22/01/2023 13:51

      Kane ngritur nje grup juristesh per te bere kallzimin. E tha shume qarte.

  • Arben: 22/01/2023 13:32

    Ketu ka nevoje te sulmohet Berisha per vrasjet e 21 janarit, madje edhe te aktivizohet ambasadorja Yuri Kim ashtu qe PS te fitoje 61 bashkite e vendit! Kete do donin edhe ato 4 viktimat, eshte nje amanet prej tyre qe i duhet plotesuar me cdo kusht!

    Përgjigju
    • Polici: 22/01/2023 14:07

      Edhe mafia e Sorosit se harrove.. me ate gjyqin kunder Amerikes ne France ca u be? Apo e hengre edhe ate barin qe te dha Sala? Ha bar ha.

  • Arbërori: 22/01/2023 13:31

    Kujdes, vrasësit kërkojn drejtësi për viktimat që vet i kan vrarë…!

    Përgjigju
    • !!!: 22/01/2023 21:49

      Respekto keshillat e mjekut vella, dhe mos u dorezo se do behesh me mire!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjekmarkaj rrëzohet në tokë, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë, akt i porositur nga Rama! Do mbahet përgjegjës bashkë me Hoxhën

Gjekmarkaj rrëzohet në tokë, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë, akt i porositur nga Rama! Do mbahet përgjegjës bashkë me Hoxhën