TIRANE- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesat e palës mbrojtëse për pavlefshmëri të akt-ekspertimeve ndaj tre të akuzuarve për dosjen “21 Janari”. Sipas avokatëve mbrojtës akt-ekspertimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së dy viktimave janë kryer një ditë më parë se prokuroria të merrte vendimin për to. Sipas avokatëve, ky veprim i bën të pavlefshme këto akte, të cilat sipas prokurorisë janë tepër të rëndësishme për këtë proces gjyqësor.
Por Gjykata rrëzoi këtë kërkesë duke i hapur rrugë nisjes së procesit të gjykimit për tre të pandehurit e 21 Janarit, ish komandantit të Gardës Ndrea Prendit, ish gardistit Agim Llupo dhe shoferit të Prendit Margarit Kumes. Prokurori Blerim Tominaj lexoi gjatë seancës kërkesën për gjykim.
Ish Komandanti I Gardës NDREA Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj si dhe plagosjen e disa protestuesve. Ish gardisti Agim Llupo akuzohet për për dy vrasje. Sipas prokurorisë, Llupo akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës më 21 janar, si dhe plagosjen e disa demonstruesve, të cilët ndodheshin pranë të ndjerit Deda në momentin e ngjarjes. Hetimet që zgjatën më shumë se një vit nuk mundën të identifikojnë autorin e vrasjes së Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, çështje e cila është veçuar dhe do të vazhdojë të hetohet nga Prokuroria e Tiranës.
FLET NDREA PRENDI: PËRDORËM FISHEKE LUFTARAKE PASI NA MBARUAN ATA TË MANOVRËS
Pas leximit të kërkesës për gjykim nga Prokuroria ish komandanti I Gardës Ndrea Prendi deklaroi se Garda në protestën e 21 Janarit ka kryer detyrën në mbrojtje të shtetit.
Jam i pafajshëm dhe për këtë do paraqes prova-ka deklaruar më tej ish komandanti i Gardës duke akuzuar prokurorinë që sipas tij po sillet me harbutëri. “S’na lanë të lexojmë procesverbalet, kemi patur presion edhe nga drejtuesi i prokurorisë së Tiranës. Nuk kemi qëlluar kur hyri makina, pasi do tensiononim më shumë turmën”.
Ish kreu i Gardës pohoi gjatë seancës se në 21 Janar ka zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin .”Kemi mbrojtur personalitetet, kemi zbatuar ligjin, ne mund edhe të largoheshim dhe të braktisnim objektin, por këtë se bëmë” ka deklaruar Prendi.
Më tej kreu i Gardës ka mohuar në mënyrë kategorike që të jetë përdorur armatim luftarak gjatë 21 Janarit.
“ Kemi qëlluar vetëm në ajër, përdorëm fishekë luftarakë kur na mbaruan ata të manovrës”-ka deklaruar Prendi. Ndërsa foli për protestuesit Prendi i akuzoi ata se vunë në rrezik jetën e kryeministrit dhe ministrave që ndodheshin në objekt.
“Prokuroria i paraqet viktimat si spektatorë, ndërsa Gardën e trajton sikur ka marrë shënjestër për të vrarë njerëz të pafajshëm” ka deklaruar Prendi.
FËMIJËT E VIKTIMAVË KËRKOJNË DËMSHPËRBLIM
Fëmijët e Ziver Veizit, një prej protestuesve të vrarë në protestën e 21 Janarit, i paraqitën sot gjykatës së Tiranës kërkesën ku për dëmshpërblim. Dy fëmijët Klajdi dhe Ana u paraqitën në gjykatë përmes avokatëve mbrojtës. Kërkesë për dëmshpërblim u paraqit dhe nga ana e vëllait të Hekuran Dedës. (eq/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com