21 janari festë zyrtare/ Debate në Komisionin e Ligjeve, Manja përplaset me Alimadhin! Hyseni: Na rëndon buxhetin (VIDEO)

Është shtyrë diskutimi për shpalljen e Kongresit të Lushnjes më 21 janar si festë  kombëtare. Argumenti për ketë shtyrje është bërë pasi të pranishmit kanë kërkuar që të shqyrtohen më konkretisht faktet historike nga historianë të ndryshëm në lidhje me Kongresin e Lushnjes.

Diskutimet janë bërë në Komisionin për Çështjet Ligjore ku nuk kanë munguar edhe debatet mes të pranishmëve.

Deputeti Murrizi Murrizi kërkoi që 21 Janari, të shpallej festë kombëtare në nderim të Kongresit të Lushnjes por nga ana tjetër deputeti i PS-së Alket Hyseni u shpreh kundër caktimit të ditës së Kongresit të Lushnjes si festë zyrtare.

Murrizi: Kongresi i Lushnjes duhet të jetë Festë Zyrtare, pasi ka qenë me rëndësi të madhe për vendin. Kërkesa i është dërguar Kreut të Kuvendit, kryeministrit, si dhe presidentit. Kongresi i Lushnjes është viti i parë i Parlamentarizmit, është festuar për 17 vite me radhë, deri në 1939. Në diktaturë 21 janari u zëvendësua me 11 janarin, 1 ditë festë më shumë, kushton shumë më pak se një PPP që jepni ju. Përveç 28 Nëntorit, asnjë festë s’ka rëndësinë e 21 janarit. Ky duhet të ishte një nga propozimet e bëra që në Kuvendin e parë pluralist.

Alket Hyseni: Kemi më shumë shumë festa zyrtare se çdo vend në rajon. Na rëndon buxhetin.

Adriatik Alimadhi: Partia Socialiste kriminale….

Ulsi Manja: Të lutem zoti Alimadhi respekto etikën, kemi 800 mijë persona që na kanë votuar.

Hyseni: Është një iniciativë e Bashkisë së Lushnjes dhe u është përcjellë të gjithë institucioneve. Janë dy aspekte të rëndësishme. Rëndësia historike rreth kësaj ngjarjeje Kongresi i Lushnjes është momenti i rëndësishëm i historisë. Momenti i dytë që duhet të shohim, është diskutimi nëse dita e hapjes së Kongresit duhet të caktohet si festë zyrtare. Janë dy mënyra për t’u përkujtuar ngajart historike.  Njëra është nëpërmjet nëpërmjet aktiviteve përkujtimore duke vendosur emrat në shkolla, rrugë, mënyra tjetër është përcaktimi si festë zyrtarë. Çfarë përcakton festa zyrtare? Do të thotë ditë pushimi për administratën, etj. Kjo sjell shpenzime të mëdha financiare, në bazë të kodit të punës, i bie të paguhen 50% ekstra. Greqia ka 12 ditë festa, Maqedonia 13, Shqipëria ka 14 ditë festë zyrtare. Më shumë se ne nuk ka vend tjetër, të mos kalojmë në Perëndim se atje ka koncept tjetër për festat zyrtare. Festa zyrtare sjell ndëprerje të punës së institucionit. Këtu duhet të shtrohet diskutimi. Dëshirat janë më të mëdha se mundësitë, dhe mundësitë më të mëdha se realizimi. Historia e Shqipërisë ka dhe ditë të tjera të rëndësishme, po a i ka mundësitë buxheti jonë? Me sa kam pyetur kjo e rëndon. Do të kisha shumë dëshirë që dhe Lidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit mund të shpallen festë kombëtare’’, 

Në këtë debat është përfshirë edhe ish ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj,  cili ka thënë se duhet shpallur ditë feste për shkak të rëndësisë dhe për shkak që të bëhet pushim.

Gjafaj: Edoni feste kombetare. apo feste kombetare e pushim qe te pushoni, apo....

Murrizi: Nuk ka të bëj më kahje politike, por nëse shtyhet me një javë... jam dakort të shtyhet dhe një javë të meren ato historianë që të bëjnë se cfarë ka ndodhur dhe në fund të vendoset.

Aklet Hyseni: Është kosto si ditë pushimi, historia nuk bëhet me festa zyrtare e populizma. Bëhet me emërtime rrugësh e shkollash jo me ditë pushimi. Kjo është diferenca. Është ditë historike e rëndësishme, por jo. Ne nuk mund të bëjmë aheng m shumë se të tjerët.

Fino: O do na flasësh për historinë ose për anën financiare. Mbajeni ditën e pushimit. Ne kërkojmë që 21 janari të kujtohet festa e Lushnjës. Unë jam dakort me Xhafën që të mos bëhet pushim. Nëse behët për pushim më mirë që të tërhiqemi. Ne duam festë zyrtare.

Në fund të diskutimeve u vendos me votimin pro të të gjithë të pranishmëve që projekt ligji të diskutohej në mbledhjen e ardhshme.
 

22 deputetë të opozitës së re parlamentare kanë depozituar zyrtarisht në vend Projektligjin që fut në listën e festave zyrtare 21 janarin, ditën e çeljes së punimeve të Kongresit të Lushnjes.

Por cfarë shënon Kongresi i Lushnjes?

 Kongresi i Lushnjës është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Kongresi i Lushnjës rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. Kryeqytet u shpall Tirana.
Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konfencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lola: 31/10/2019 12:15

    Pash zotin kush e ka transkriptuar debatin te shkruaje ne gjuhen standarde. Cili eshte Gjafaj? Apo eshte ish ministri Xhafaj.

    Përgjigju
  • Meti Tirane: 31/10/2019 11:30

    Pervec (kriminelve),dmth njerzve me rekaorde kriminale te cilet jane zgjedhur ne Parlament dhe ne drejtimin e disa Bashkive ne vend kjo qeveri, perseri karkojne te ngrejne ne peidistal, duke krjiuar feste kombetare diten e 21 Janirit ku u vrtane kater protestues ne boulevard duke sulmuar me arme e mjete te tjera godinenen e Kryeminstrise, kryeesine e kuvendit, dhe policine e Gargen, duke krijuar teerror me djeggje makinashe etej, kjo eshte jo vetem e turpshme por dhe kriminale….

    Përgjigju
    • Shpati: 01/11/2019 14:36

      Akoma kerkoni festa kombetare.Vertet 21 jamari eshte ngjarje historike por jo ne ato permasa sa 28 Nendori i vitit 1912 i shpalljes pavarsise kombetare,se thot murrizi i PD dhe Alimadhi i ballit kombetare historija nuk behet pacavure.Ju ftoj te mos e votoni kete amendamet.Festat zyrtare te ngrlen ashtu sic jan.Mendoni me shum per popullin pensjonistet dhe shtresat ne nevoje dhe mos mendoni pervete duke bere sa me shume pushime e festa me kurvet.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë