Opozita: 21 Janari të shpallet festë kombëtare (Motivi)

Opozita: 21 Janari të shpallet festë kombëtare (Motivi)

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë kërkojnë që 21 Janari të shpallet festë kombëtare zyrtare. Gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri ka siguruar projektligjin me firmat e deputetëve të opozitës, që kërkojnë që 21 Janari të shpallet ditë feste, si dita e çeljes së punimeve të Kongresit të Lushnjës në 21 Janar të vitit 1920.

Por cfarë shënon Kongresi i Lushnjes? Kongresi i Lushnjës është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Kongresi i Lushnjës rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. Kryeqytet u shpall Tirana.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konfencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 30/09/2019 21:05

    Ju lumt motra dhe vllezer shqiptarë ...!!!

    Përgjigju
  • Toni: 30/09/2019 19:59

    Pse nuk e shpallni vrasja e 4 protestusve

    Përgjigju
  • Kajaku: 30/09/2019 19:53

    Po ćka per te festuar aty more ju hengsha hallmen ju hengsha , ajo esht dite vajtimi .....

    Përgjigju
  • lexuesi: 30/09/2019 19:44

    Festë apo Zi kombëtare?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare