TIRANE - Gjykata e Tiranës zbardh paraditen e nesërme vendimin ndaj të akuzuarve për tragjedinë e 21 Janarit. Burime pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet kanë bërë të ditur për televizionin A1 REPORT! se rreth orës 11:00 do të zbardhet vendimi i marrë nga treshja gjykuese, Besnik Hoxha Ardiana Bera dhe Arjana Caco më 7 shkurt.
Sipas vendimit të dhënë një javë më parë, Gjykata shpalli të pafajshëm ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.
Dokumenti prej 40 faqesh do të argumentojë vendimin e dhënë nga togat e zeza më 7 shkurt, se përse u dha pafajësi për dy ish gardistët.
Ndërkaq burime nga organi i akuzës kanë theksuar për A1 REPORT! se sapo të zbardhet vendimi nga Gjykata do të ketë edhe një vendim nga Prokuroria për apelimin apo jo të verdiktit të Gjykatës.
Vendimi i shpallur zyrtarisht më 7 shkurt solli reagime të shumta jo vetëm në skenën politike shqiptare, por edhe nga institucionet ndërkombëtare. Reagimi më i ashpër erdhi nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila u shpreh e tronditur nga verdikti i Gjykatës së Tiranës.
Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gjithçka ndodhi në seancën gjyqësore të 7 shkurtit dhe reagimet politike