Dy janë gjyqtarët më të pasur, të cilët kanë vendosur për fatin e dosjes së 21 Janarit në Gjykatën e Apelit dhe më pas në Gjykatën e Lartë. Ata janë Agim Bendo, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë. Shkëlzen Selimi është një ndër gjyqtarët e rrallë, i cili deklaron se posedon një pikë karburanti në Vlorë. Nga dhënia me qira e karburantit për vitin 2015, gjyqtari i Gjykatës së Lartë thotë se ka fituar mbi 50 mijë euro.