Kryesuesi i procesit gjyqësor të 21 Janarit, Besnik Hoxha ka ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vjetësh në rrethin e Shkodrës. Gjatë punës së tij në këtë qark, Hoxha u bë pre e një atentati me eksploziv. Më 18 tetor të të njëjtit vit, Arjana Caco udhëroi shpërndarjen e grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë duke e konsideruar atë të paligjshme.
GJYQTARI DHA PAFAJESI BRENDA 5 MINUTASH
Në orën 11:00 të paradites së djeshme, treshja e gjyqtarëve që do të jepnin vendimin përfundimtar për të pandehurit e vrasjeve të 21 janarit 2011, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, nuk po shfaqeshin ende në sallën e gjyqit. Në sallë mbizotëronte ankth dhe tension. Me dhjetëra e dhjetëra gardistë kishin “pushtuar” sallën e gjykatës në pritje të vendimit për dy kolegët. Aty sigurisht nuk mund të ishin familjarët e katër viktimave të kësaj tragjedie.
Gjyqtari Besnik Hoxha, që ishte edhe kryesuesi i trupit gjykues, edhe pse kishte shpallur një orar të saktë për të dhënë vendimin, akoma s’po futej në sallë. Veç prokurorëve, që nuk dihej nëse mbanin anën e viktimave ose jo, edhe pse kishin kërkuar gati 48 vite burg për dy të pandehurit kryesorë të procesit, kishin një lloj qetësie, dhe me durim prisnin të kalonin minutat derisa të fillonte seanca. Por gjithçka u vërejt dhe pëshpëritej në sallë mes gazetarësh dhe të tjerëve që flisnin nën zë, se diçka luhej.
Asgjë nuk mund të justifikonte ndonjë vendim, por vonesa prej 30 minutash, që shkaktonte një lloj ankthi, sikur donte të thoshte se gjyqtari diku kishte shkuar e po kryente ndonjë takim, ndërkohë që sipas orarit zyrtar, puna në gjykatë fillon në orën 8.00 të mëngjesit. Dhe u pa gjithçka kur gjyqtari erdhi. Në dorë kishte një dosje, prej së cilës nxorri letrën e vendimit. Gjyqi, në dhënien e vendimit, nuk zgjati më shumë se pesë minuta. Besnik Hoxhaj në dukje ishte i qetë, por me një sy të vëmendshëm, nga shpejtësia e të lexuarit të letrës, dukej sikur donte të tregonte se donte ta mbaronte sa më shpejt seancën. Sapo nga goja e tij doli deklarata “të pafajshëm”, në sallë pati duartrokitje.
Nuk kishte asnjë arsye të mos mendoje se shokët e gardës kishin shkuar aty për mbështetje e tifozllëk, siç ndodh rëndom në aktivitete alla-shqiptarçe. Brenda pak çasteve është lexuar edhe pafajësia ndaj Llupos. Ndoshta për herë të parë ishte duke qeshur në sallë. Sikur të donte të kapërcente hekurat e kafazit, i ngazëllyer i dha një puthje avokatit mbrojtës, që prapa hekurave. Të vendosur në rresht për një, ashtu siç ua kërkon kodi i pashkruar i sjelljes në Gardë, efektivët takuan dhe uruan Ndrea Prendin.
GJYQTARI ME PORSCHE CAYENNE
Gjyqtari kryesor i çështjes, Besnik Hoxha kohët e fundit është parë me një makinë “Porshe” me targa amerikane ndërsa më parë kishte udhëtuar me një makinë të tipit Cadillac. Ndërsa ai është fotografuar ditën e djeshme teksa parkonte në Gjykatën e Tiranës me makinën e tij tip "PORSCHE CAYENNE" me targa amerikane dhe që kap vlerën deri në 60-70 mijë dollarë. Ky automjet, që shihni në foto, përdoret prej disa kohësh nga gjyqtari dhe është ende me targa amerikane. Por sa kushton kjo fuoristradë luksoze dhe a është e mundur që një gjyqtar, i cili ka një rrogë që shkon nga 70 mijë deri në 100 mijë lekë në muaj të ketë në pronësi automjete të tilla? Le të shikojmë dhe skedën e automjetit Porche Cayenne Suv!
Në tregun amerikan të automjeteve të përdorura çmimi i kësaj fuoristrade varion nga 60 mijë dollarë deri në 108 mijë dollarë. Ky automjet harxhon një konsum mesatar 25 litra benzol për 100 km në rrugët urbane.
Por si mundet gjyqtari Besnik Hoxha të blejë një automjet të tillë me rrogën e një gjyqtari? E ndërsa për një përdorim normal ditor me 100 km në rrugët e qytetit, gjyqtari Hoxha do duhet të harxhonte 50 mije lekë në ditë.
(Në foto gjyqtari Besnik Hoxha dhe makina e tij Porsche Cayenne)
(Foto: Ndrea Prendi sapo u deklarua i pafajshëm)
DOSJET KUNDER OPOZITES TE GJYQTAREVE BESNIK HOXHA E ARJANA CACO
Kryesuesi i procesit gjyqësor të 21 Janarit, Besnik Hoxha, ka ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vitesh në rrethin e Shkodrës. Gjatë punës së tij në këtë qark, ai u bë pre e një atentati me eksploziv, në 12 dhjetor të vitit 2002, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit persona të paidentifikuar shpërthyen portën e jashtme të banesës së tij.
Ngjarja mbeti e pazbardhur. Tre vite më parë, një vendim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e solli atë në Gjykatën e Tiranës, ku punon si gjyqtar që nga prilli I vitit 2010. Gjatë kësaj periudhe kohore, ai ishte gjyqtari që rrëzoi kërkesën e Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjeçit për lirimin e tyre për shkak të shkeljes së procedurave.
Besnik Hoxha kohët e fundit është parë me një makinë “Porsh” me targa amerikane ndërsa më parë kishte pas udhëtuar me një makinë të tipit kadillak
Gjyqtarja Ariana Caco njihet gjatë karrierës së saj për dhënien e një sërë vendimesh politike.
Më 24 dhjetor të vitit 2012, ajo pushoi çështjen ndaj kunatit të ministres së integrimit Ervis Gjeçaj, I akuzuar për “organizim të lotarive të palejuara”. Kunati i ministres së Integrimit, Ervis Gjeçaj prej disa kohësh rezultonte në listën e ortakëve të djalit të bosit të “Sacra Corona Unita”, Albino Prudentino.
Më 18 tetor të të njëjtit vit, Caco udhëroi shpërndarjen e grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë duke e konsideruar atë të palgjshme. Më 29 shator të vitit 2009, gjyqtarja Ariana Caco rrëzoi kërkesën e biznesmenit Ilir Mata, kunatit të deputetit të PS-së, Dashamir Peza, për ndërprerjen e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës. Ndërkohë që më 11 korrik të vitit 2006, një treshe gjykuese e kryesuar nga Ariana Caco gjobiti me 4 milionë lekë gjobë Koço Kokëdhimën, I akuzuar se kishte fyer dinjitetin e firmës “Albania Beg” që do të importonte 150 milionë tonë plehra nga Italia.
GJYKIMET
Besnik Hoxha
Kërkesë lirimi nga të pandehurit e dosjes “Gërdeci”
Ariana Caco
24 dhjetor 2012
Pushoi çështjen ndaj kunatit të ministres së Integrimit Ervis Gjeçaj, I akuzuar për “organizim të lotarive të palejuara”.
Më 18 tetor 2012
Udhëroi shpërndarjen e grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë duke e konsideruar atë të paligjshme.
Më 29 shtator vitit 2009
Rrëzoi kërkesën e biznesmenit Ilir Mata, kunatit të deputetit të PS-së, Dashamir Peza, për ndërprerjen e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës.
11 korrik 2006
Gjobiti me 4 milionë lekë gjobë Koço Kokëdhimën, i akuzuar se kishte fyer dinjitetin e firmës “Albania Beg” që do të importonte 150 milionë tonë plehra nga Italia
Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)