21 Janari, Halimi: Rama i vetmi
që komenton vendimet e gjykatave

21 Janari, Halimi: Rama i vetmi <br />që komenton vendimet e gjykatave
TIRANE - Vendimi i sotëm Gjykatës së Tiranës nga ku u shpall i pafajshëm ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo në lidhje me akuzat për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë në 21 Janarin e dy viteve më parë, kanë sjellë edhe reagimet politike. Pas deklaratës së kryesocialistit Rama i cili e cilësoi këtë vendim barbar, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, përmes një deklarate për mediat nga selia e kësaj ministrie, tha se Partia Socialiste sulmon në mënyrë të paprecedentë drejtësinë shqiptare. Sipas ministrit Halimi, Rama është i vetmi politikan, i cili në shtetin e së drejtës, komenton vendimet e gjykatave. Gjatë një konference për shtyp pas vendimit të Gjykatës, vetë Kryeministri Berisha i pyetur nga A1 REPORT! për 21 janarin, refuzoi të komentojë për këtë çështje, duke thënë shprehimisht se “nuk komenton vendimet e gjykatave”.

"Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama sulmon drejtësinë shqiptare kur nuk i pëlqe një vendimet e saj,dhe as e para që hesht kur vendimet e saj i vijnë përshtat. Kështu heshti zoti Rama kur djali i Gramoz Rucit plagosi në mes të Tiranës një qytetar të pafajshëm dhe drejtësia e la atë të lirë.
Kështu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit vrau gjakftohtë me një plumb në kokë një djalë të ri e të pafajshëm. Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Edi Rama, arkitekti i vetëm i dhunës ndaj institucione vetë pavarura dhe shtetit të së drejtës", deklaroi ministri.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Eduar Halimi, “sulmi i Ramës” “tregon vetëm frikën se verdiktet e drejtësisë shqiptare do t’i afrohen edhe karriges së tij. Shqiptarët dhe çdo njeri normal në këtë vend nuk e kuptojnë se cila është lidhja mes vendimit një gjykate të pavarur dhe vendimit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të bojkotuar parlamentin”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë