vrasjet e 2 prillit dhe trazirat e 1997. Ndërkohë kujtimi i 97 rrinte mbi shqiptarët si shpata e Demokleut. Por, 1997 u prodhua nga një seri faktorësh dhe në një situatë të mbarsur me një krizë të shumëfishtë; 21 janari duke ardhur si një shpërthim popullor, në një klimë të mbarsur nga manipulimi i zgjedhjeve, shkaktoi një episod gati të harruar në vendet demokratike: vrasjen e demonstruesve. 1997 ishte një kaos që kishte në thelb krizën politike; 21 janari u akuzua si një rast I pastër vrasjesh shtetërore. Më 1997 goditjet dhe vrasjet vinin nga nuk e pandehje; më 21 janar goditjet vinin vetëm nga një pozicion: godina e kryeministrisë. Më 1997-tën goditjet drejtoheshin ku nuk e pandehje; më 21
janar goditjet synonin vetëm një drejtim: demonstruesit. Ajo që ndodhi në 21 janar në bulevardin kryesor të Tiranës është parë, natyrshëm, në mënyra të ndryshme.
Vetë prizmi i ditës së 21 janarit ofron kënde të ndryshme vështrimi, në varësi të raporteve që secili ka pasur, ose kërkon të krijojë me këtë ngjarje. Gjithkush e ka parë, mund ta shohë dhe do të shohë 21 janarin nëpërmjet pasqyrës së vet. Në rradhët e mëposhtme do të paraqesim disa fragmente të pamjeve të kësaj ngjarjeje, nga disa pasqyra:
e qeverisë; e opozitës; protestuese dhe qytetarëve; e intelektualëve dhe personaliteteve kombëtare; së fundi, pasqyra e misioneve diplomatike, vëzhguesve dhe shtypit të huaj. Pamja që ofrojnë pasqyrat e secilës pale në disa raste janë të qarta dhe na japin ngjarjen më tërë dramaticitetin
dhe tragjizmin e vet. Në raste të tjera pamja jepet kokëposhtë, si në dhomat e errëta të laboratorëve fotografikë.
Ndërkohë, në disa raste pasqyrat janë kontradiktore, në sensin që shpesh japin pamje të qarta, shpesh të mjegulluara ose të përbysura, të asaj që ndodhi. Pasqyra më e mjegulluar është ajo e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, distance e të cilit prej preceptimit realist të ngjarjes ishte, për fat të keq e largët. Kjo largësi ka mbetur e njëjtë edhe një vit më pas.
PËRTEJ MASKAVE DHEPËRBALLË PASQYRAVE TË QEVERISË
21 janari 2011 u gdhi si një ditë trefish e mbarsur: me shiun që mund të binte nga çasti në çast; me rrebeshin e demostruesve që kishin filluar të mbërrinin në orët e para të
pasdites nga të gjitha rrugët hyrëse për në Tiranë; me bubullimat që jehonin parreshtur nga ndërtesa e Kryeministrisë dhe shpërndaheshin nga ekranet drejt nënvetëdijes së
qytetarëve. Shpërthimi i mundshëm i konfliktiti lexohej ngado. Qytetarët nxitonin me ankth të ktyenin me ngut punët e ditës, një pjesë për tu liruar prej tyre për tiu bashkuar protestuesve gjatë pasdites, ndërsa një pjesë tjetër për të qenë në shtëpi gjatë orëve të demostratës. Parandjenja se protesta do të përgjakej lexohej qartë. "Këta janë më të pashpirt se fashistët!", po i thoshte veterani D.V, shokut të vet në kryqëzimin pranë Bankës Qendrore.
CËNIMI I LIRIVE INSTRUMENTALE POLITIKE
Nobelisti Amartya Sen i vlerëson liritë politike si një ndër përbërësit kryesorë të lirive instrumentale të qytetarëve. E drejta për të protestuar paqësisht është një ndër aspektet
kryesore të lirive politike. Edhe në Shqipëri liria e protestimit është një e drejtë kushtetuese. Kjo e drejtë më 21 janar u shkel brutalisht. Shkelja kushtetuese e të drejtës së protestimit, e cila në rrethana të tjera duhej të përbënte një alarm për demokracinë, në fakt ishte një shkelje minore në raport me vrasjet e protestuesve... Ndërkohë, shkeljet
e 21 janarit i prodhuan rezultatet e tyre në mënyrë paralele dhe në kohë reale. Tejkalimi i përdorimit të forces prej Policisë dhe Gardës së Republikës ndodhi që në fillim të protestës. Përveç 4 të vrarëve dhe 35 të plagosurve, u keqtrajtuan edhe dhjetëra persona dhe u dëmtuan ose plagosën punonjës të Policisë së rendit. Në këtë mënyrë, u shkelën dispozitat e Ligjit për tubimet, sipas të cilave "në çdo rast, zbatimi i masave për ndalimin dhe shpërndarjen e një tubimi paqësor e pa armë, bëhet në mënyrë të shkallëzuar" dhe " përdorimi I forcës kufizohet në minimum". 21 janari u karakterizua nga përpjekje të hapura të strukturave shtetërore për të penguar zhvillimin e demonstrates dhe tentative të dukshme për provokimin e dhunës para, gjatë dhe pas protestës. Ngjarja filloi me një seri incidentesh të provokuara në orët e para të paradites nga institucionet e shtetit, me synim pengmin e qytetarëve për të marrë pjesë në protestë si dhe nxitjen e dhunës. Këto veprime synonin të acaronin situatën para protestës, të të mbulonin e justifikonin dhunën e stukturave shtetërore. Gjatë gjithë paradites së 21 janarit, socialistët denoncuan publikisht mjaft incidente për të protestuar paqësisht.
Qytetarët që arritën të parët pranë Kryeministrisë, u befasuan kur ndeshën me provokimet e forcave të Policisë dhe Gardës së Republikës. Rreshtat e parë të demostruesve morën goditjet e para, ende pa artikuluar kërkesat e tyre paqësore. Kjo taktikë synonte të kompromentonte demostratën pa nisur mirë, duke i tërhequr qytetarët në kundërveprim ndaj provokimeve. Shteti shpresoi se, duke provokuar në mënyrë të befasishme, do të prodhonte qëndrime të dhunshme të demostruesve. Përdorimi I dhunës për të provokuar protestuesit që në çastet krijoi për opozitën bindjen për një plan të parapregati- tur për të nxitur dhunën nga protestuesit dhe për të kriminalizuar këtë të fundit. Kjo taktikë nuk rezultoi fare e pasukseshme. Vala e parë e demostruesve u detyrua të tërhiqej drejt lulishtes përballë ish-hotel "Dajtit" dhe rrugicave të qendrës, për t'u shpëtuar dhunës dhe paralizimit prej gazit lotësjellës. Por kjo tërheqje ishte e përkohshme. Kronika e demonstrates flet për një rigrupim të protestuesve, të cilët pas relaksimit prej goditjes së gazit lotësjellës, u rinisën me vrull drejt Bulevardit.
***
21 janari përfaqëson, pra, një praktikë shkeljesh ligjore, të cilat ndodhën para, gjatë dhe pas ngjarjes. Mjaft prej shkeljeve ndodhën për shkak të mungesës së profesionalizmit të forcave të Policisë dhe të Gardës. Një intensitet i tillë shkeljesh të ligjit, në një kohë mjaft të shkurtër, mund të kishte prodhuar pasoja edhe më tragjike, nëse demostruesit do t'i ishin përgjigjur shtetit me të njëjtën monedhë. Por fatmirësisht, qytetarët nuk ranë në kurthin që kishte ngritur qeveria, për të marr peng këtë ngjarje. Fabulat e "puçit" dhe "grushtit të shtetit" u ndërtuan pikërisht për të marrë peng ngjarjen dhe justifikuar dhunën ndaj demostruesve. Por demonizimi që qeveria u përpoq t'i bëj asaj mori trajta komike dhe fjalori qeveritar filloi të përdorej si shprehje për të mbushur boshësinë dhe mërzinë e jteës urbane. Dukej sikur qeveria i kishte gati reagimet e parafabrikuara për ngjarjen.
(aq/shqiptarja.com)