21 janari në SPAK, ish-ministri Basha për Report Tv: S’kam dhënë urdhër për vrasjet, të hetohet! Asnjë koment për rolin e Berishës

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha mohon të ketë përgjegjësi për 4 vrasjet e 21 janarit, ndërsa SPAK i bën thirrje që të hetojë ngjarjen të plotë dhe me transparencë. Në reagimin e parë pasi SPAK nisi hetimet, për Report Tv, Basha tha se nuk ka dhënë urdhër Gardës për vrasjet dhe as nuk ka rol në fshirjen e serverëve të kryeministrisë.

I pyetur nga gazetarja Danjela Maloku mbi rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha refuzoi të japë një koment duke thënë se me këtë pjesë duhet të merren SPAK dhe GJKKO.

Danjela Maloku: A ke urdhëruar gardën të qëllojë dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve?

Lulzim Basha: Jo dhe jo.

Danjela Maloku:  Ju shpreheni i pafajshëm me këtë përgjigje “jo dhe Jo”, cili është roli i Sali Berishës?

Lulzim Basha: Kjo është konferencë për shtyp nuk është GJKKO as SPAK, të lëmë SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet.

Basha tha se është i gatshëm të vendoset në dispozicion të drejtësisë. Por, shmangia e një komenti mbi Berishën nxiti sërish pyetje nga gazetarët, të cilët e pyetën nëse bashkëpunon ende me Berishën.

Lulzim Basha: Të hetojë gjithçka, në mënyrë të paanshme. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite. Ky mbetet mesazhi im. Kam qenë dhe mbetem në dispozicion të çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë dhe drejtësinë për 21 janarin.

Pyetje: Meqë ju nuk shpreheni për rolin e Sali Berishës, ka një tezë që po ngrihet: kur vjen fjala për të folur për akte politike kundër Sali Berishës apo për të marrë një koment kundër Sali Berishës ju druheni, këtë qëndrim e kanë deputetët krah jush. A po bashkëpunon Lulzim Basha në mënyrë të fshehtë me Sali Berishën?

Basha: Në asnjë moment jo. Janë marrëzia pa një pikë të vërtete brenda që keq informojnë debatin publik. Ndarja ime me Sali Berishën është më 9 shtator 2021, finale e pa kthyeshme.

Shmangien e një përgjigje mbi rolin e Berishës, ish-ministri e argumenton kështu.

Pyetje: Edhe në pyetjen e koleges ju nuk patët koment për rolin e Berishës për 21 janarin

Lulzim Basha: Nuk është roli im të komentoj akte që janë nën hetim penal, roli im si qytetar dhe si politikan është të vendosem 100% në dispozicion të drejtësisë për gjithçka që drejtësia kërkon, ky është standardi perëndimor kush është nuk mësuar nuk i vë faj se 34 vite këtu ka dominuar standardi lindor, le të mësohet.

Ndërsa, akuzat i përqendroi ndaj kryeministrit Rama se ka shpërblyer gardistët e 21 janarit.

Lulzim Basha: Çfarë informacionesh dhe të dhënash kam patur, i kam bërë publike, mbetem në dispozicion me çfarë kam dhe di.  Ka tre dimensione, dimensioni njerëzor, 4 jetë njerëzish të pafajshëm është një tragjedi që duhet të marrë përgjigje. Dimensioni njerëzor, të hetohet gjithçka nga fillimi deri në fund. Dimensioni politik, pushkatarët që akuzon Rama i bëri kryetar PS, kryetar bashkie i pasuroi. Personi që e bëri në fillim aleat, kryetar kuvendi dhe president. Shqiptarët e kuptojnë që 21 janari ka edhe dimensionin e dhimbshëm politik.

Gazetari: Me presidentin keni bashkëpunuar dhe ju...

Lulzim Basha: Për 21 janarin keni njerëz të pafytyrë dhe të dy fytyrë sa të duash dhe keni një person me koherencë nga fillimi deri në fund, dhe ky jam unë, dhe kësaj koherence i qëndroj edhe sot.

Basha do të paraqitet në SPAK për herë të parë për të dhënë llogari për rolin e tij më 21 janar si ministër i Brendshëm.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 16/07/2024 19:27

    Lul Basha nuk eshte as politikan por mjeri pa byth! Nese je i oaster dhe beson tek Spak ndihmoje prokurorine te dale e verteta e krimit shteteror te 21 Janarit

    Përgjigju
  • Yp llulli: 16/07/2024 14:09

    O llUlli do shkosh ne qyp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim