STRASBURG- Komisionieri për të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të të Këshillit të Europës kërkon progres më të shpejtë në zbardhjen e të vërtetës për ngjarjen e 2 janarit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp Nils Muižnieks shpreh shqetësimin se disa prej personave përgjegjës për aktet e dhunës dhe të shklejeve të të drejtave të njeriut nuk kanë dhënë ende llogari para drejtësisë.
”Kanë kaluar dy vjet pas ngjarjeve të dhimbshme në Tiranë ku katër protestues u vranë dhe nje numër policësh e protestuesish të tjerë u plagosën. Mbetem tejet i shqetësuar prej faktit që disa nga personat përgjegjës për këto akte të dhunshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut, nuk kanë dhënë ende llogari para drejtësisë.
Nxis qeverinë shqiptare të vijojë me përfundimin a një hetimi tërësor, të paanshëm dhe të besueshëm dhe një proces të rregullt gjyqësor, për të dhënë kësisoj një sinjal të qartë që pandëshkueshmëria për shkeljet serioze të të drejtave e njeriut është e papranueshme.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com