21 janari, Llupo përfiton 62 mln
lekë për ditët në paraburgim

TIRANE - Pas fitimit të pafajësisë, Agim Llupo tashmë mund të kërkojë edhe dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg. Avokati i tij, Besnik Çerekja, deklaroi dje pas fitimit të pafajësisë së klientit të tij, se është ende shpejt për t’u marrë me çështjen e dëmshpërblimit të Llupos, por nuk e mohoi. Mesaduket, Llupo do të presë dhe nëse prokuroria do ta apelojë vendimin apo jo. Nëse kjo nuk ndodh brenda 10 ditëve, atëherë vendimi i Shkallës së Parë, merr formë të prerë. Në këtë moment, ish-gardistiti mund të kërkojë dëmshpërblim, ku përveç pagesës së ditëve që qëndrimit në paraburgim, ai do të kërkojë dhe rikthimin në punë, si dhe rrogat e munguara.

Sipas llogaritjeve, që nga dita e arrestimit e deri dje, kohë kur Llupo la qelinë, ka bërë 717 ditë paraburgim. Sipas legjislacionit në fuqi, ai duhet të paguhet 5000 lekë për një ditë paraburgim, nëse kërkon dëmshpërblim. Në këtë mënyrë, shuma që i takon, nëse e çon çështjen në gjykatë dhe e fiton, është 3.600.000 lekë. Por, përveç kësaj, Llupos tashmë i lind e drejta që t’i paguhen dhe rrogat e 2 viteve, sigurimet shëndetësore e shoqërore, si dhe të kthehet sërish në detyrën që ka pasur më parë. Një major në Gardën e Republikës, në detyrën që mbante Llupo, paguhej afërsisht 65 mijë lekë në muaj (neto). I akuzuari për vrasjen e Ziver Veizit mund të fitojë nga arka e shtetit edhe pagat e 12 muajve, pra me vlerën totale 1.560.000 lekë.


Megjithatë, ende nuk dihet me saktësi se çfarë do të ndodhë. Procesi gjyqësor mund të zgjasë edhe për shumë kohë, pasi sipas të gjitha gjasave, prokuroria mund ta dërgojë çështjen në Apel, pasi kishte kërkuar 23 vjet burgim për Ndrea Presin e 25 për Agim Llupon. Më pas, në Apeli mund të rikthejë për shtyrtim në Shkallën e Parë, jep vet një vendim e sido që të jetë, palët kanë të drejtën ligjore të ankohen në shkallë të tjera të gjyqësorit. Megjithatë, nëse ish-gardisti Llupo, me një vendim të formës së presë të cilësdo shkallë gjykate qoftë, do të shpallet i pafajshëm për akuzat e ngritura nga prokuroria për vrasjet e 21 janarit 2011, ai do të përfitojë minimalisht 6.235.500 lekë, pagë të munguar dhe ditë qëndrimi në paraburgim.


Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 8 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte