Kur prokuroria e Tiranës, është në fazën përfundimtare të mbylljes së hetimeve ndaj inxhinierit të IT-së Armand Kasa, në adrresë të saj ka mbëritur përgjigjia nga Instituti i Policisë Shkencore, ku tregon se gjatë ekspertimit të Lap-Topit, nuk është arritur të gjendet gjurmë të filmimeve të 21 janarit. Sipas raportit të përpiluar nga specialistët e policisë shkencore, në provat materiale të sekuestruara në banesën e Armand Kasa, nuk është arritur të gjendet asnjë shenjë e pamjeve filmike që janë rregjistruar nga serveri i kryeministrisë në 21 janar. Bëhet fjalë, për ekspertimin e një Lap-Topi, dy fishave USB dhe disa materiale të tjera, ku përgjatë ekzaminimit digjital, janë konstatuar vetëm materiale filmike dhe foto që i përkisnin jetës private të të pandehurit Kasa dhe jo qëllimit objket ekspertimi. Aktualisht raporti i konkluzjoneve të këtij ekspertimi është adminsitruar në dosjen penale dhe pritet që shumë shpejt, me të të njihet edhe avokati mbrojtës. Kërkesa për ekspertimin e Lap-Topit të inxhinierit Kasa erdhi pas dyshimeve të prokurorisë, se pamjet filmike të 21 janarit pasi ishin kompjuar dhe fshirë nga serveri i kryeministrisë, mund të ishin ruajtur në kompjuterin personal të Armand Kasa. Në fakt ky dyshim i prokurorisë u rëzua nga ekspertimi i Policisë Shkencore, ndërkohë që tashmë njësia hetimore Task-Forcë ka ngritur ndaj Kasa akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.
KASA I PANDEHUR
Armand Kasa, ish-inxhinieri i IT-së në kryeministri është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës. Nën shoqërinë e avokatit të tij, Kasa është paraqitur në prokurori tre ditë më parë ku është njohur me dy akuzat e ngritura nga prokuroria. Mësohet se pas komunikimit të akuzave, Kasa s’ka pranuar të japë deklarime duke pretenduar se rreth kësaj çështje do flasë vetëm në gjykatë. Nisur nga kjo procedurë ligjore, tashmë prokuroria ka filluar qepjen e dosjes dhe dërgimin e saj në gjykatë. Të pyetur nëse ka persona të tjerë që janë marë të pandehur rreth fshirjes së pamjeve filmike nga serveri i kryeministrisë, burimet pranë prokurorisë së kryeqtytetit nuk pranuan të jepnin asnjë koment duke, ja lënë kohës në vashdim për të mësuar se përveç inxhinerit Kasa, do të ketë ose jo të pandehur të tjerë.
SERVERI NGA GARDA
Sipas avokatit Murati provohet që nga kryeministria i është vënë në dispozicion të prokurorisë një CD me materiale të rregjistruara si dhe një raport vlerësimi të gjëndjes së sistemit të kompanise TIS Sh.P.K. Fakti i mesipërm trajtohet dhe në vendimin e gjykatës ku citohet se në datën 4 mars 2011 me shkresën nr.870 të protokollit Këshilli i Ministrave ka dërguar edhe një informacion shtesë në lidhje me vëzhgimit të kryeministrisë duke përcjellë dhe rregjistrimet e një kamere tjetër. Sa më sipër provohet që i dyshuari Armando Kasa nuk ka kryer asnjë veprim për fshehje të të dhënave apo për fshirje të rregjistrimeve. “Në raste të ngjarjeve të tilla sistemi i kamerave të sigurisë nuk është më në mbikqyrje administrim apo në ruajtje të specialistit të IT-së apo kryeministrisë por në kopetencat e Gardës së Republikës”-është shprehur avokati Ilir Murati.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com