SPAK heton '21 janarin', Meçe: Vrasjet ishin selektive! Basha e di kush dha urdhër për të qëlluar! Të merret në mbrojtje se i rrezikohet jeta si dëshmitar

SPAK ka nisur hetimet për 21 janarin, ku do të zbardhet roli i ish-kryeministrit Sala Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv analistin Arben Meçe thotë se vrasjet e 21 janarit ishin me paramendim dhe selektive. Për gazetaren Marsela Karapanço, Meçe nënvizoi se çështja u bë edhe me kriminale për faktin se Berisha tentoi që të zhdukë provat dhe të sfumojë ngjarjen me një skemë që ishte edhe më makabre se vrasja.

‘Regjistrimi i çështje penale nuk është i vonuar pasi vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Kjo çështje ka kaluar disa herë në SPAK dhe ka pasur aksione të PS-së për ta rihapur në SPAK çështjen. Në të gjitha rastet SPAK ka shpallur mos kompetencë. Ne kemi detyrimin të implementojmë vendimin e Strasbugut.

Tashmë çështja është serioze, se pari është vrasje me qëllim. I referohet tre veprave penale SPAK-u. Po ta shikosh vendimmarrjet e SPAK-ut janë në bashkëpunim. Çështja nuk është vetëm tek urdhërdhënësi, por edhe tek skenari për të fshehur provat. Kishin skenar për të zhdukur provat dhe sfumuar ngjarjen. Ishte tentativë e një skeme më makabër se vrasja. Kjo skemë u ndërpre në mes dhe mbeti vrasja.

Zhdukja e serverit, pengimi i policisë për të shoqëruar trupat gardiste shumë akte të tjera që e plotësojnë skemën është një vendim i qëllimshëm. Strasburgu u mbështet mbi prova dhe fakte. Sa kohë që doli në këtë vendimmarrje ka pasur prova që doli me këtë vendimmarrje. Natyrisht ndoshta nuk janë të plota, por mbi to u mor një vendim.. Janë vrasje me paramendim, janë vrasje selektive. Vrasjet janë bërë në brez të parë, është vrasje e drejtpërdrejtë. Nuk ishin aktiv, nuk ishin agresiv nuk plotëson asnjë kusht për të qëlluar, është me duar në xhepa. Ndërtuan skemën sikur vrasja nuk është bërë nga shteti. Por falë atij filmimi dekonspiroi se vrasja është kryer nga shteti.’- tha Meçe.

Sa i takon, rolit të Lulzim Bashës, Arben Meçe tha se ai ishte bashkëpunëtor dhe se në gjykimin e tij e di se cili ka dhënë urdhër për të qëlluar. Sipas Meçes, Basha duhet të zbërthejë skemën dhe madje është dëshmitari kryesor. Meçe tha më tej se Basha duhet të merret në mbrojtje nga shteti pasi i rrezikohet jeta.

‘Basha është në kuadër të bashkëpunëtorit. Njëkohësisht Basha është një nga bashkëpunëtorët në fshehjen e provave. Basha në gjykimin tim nuk është urdhërdhënësi, por e di se cili është urdhër dhënësi. Basha duhet të zbërthejë si i penduar të transmetojë gjithë skenën që ai e di mjaft mirë. E di kush është personi që ka goditur dy viktimat që ndodhen në krahun tjetër të bulevardit. Është pjesë e besnikëve për të realizuar skemën e dytë atë të fshehjes së provave. Është i detyruar të flasë, është dëshmitari kryesor dhe duhet të merret në mbrojtje nga shteti. Ka persona që i rrezikohet jeta. Nëse ka person që i rrezikohet jeta ai është Lulzim Basha, është regjistruar pjesëmarrës në atë ambient. Ka orientuar politikisht trupën. Vendimmarrje politike është të qëllosh mbi turmë.’- tha Meçe.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

CNN: Javët e fundit alarm për komplotin iranian për të vrarë Trump

CNN: Javët e fundit alarm për komplotin iranian për të vrarë Trump