TIRANE - Presidenti Bujar Nishani thirri sot në Presidencë kryeprokurorin Adriatik Llalla. Takimi zgjati rreth 30 minuta, ndërsa tema e bisedës ka qenë dosja e 21 Janarit, pas vendimit të djeshëm ky Gjykata e Tiranës dha pafajësi ndaj ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë më 21 Janarin e dy viteve më parë. Presidenti Nishani kërkoi informacion përsa i përket zhvillimeve të fundit dhe se cilat do të jenë hapat që do ndjekë prokuroria.
Burime konfidenciale brenda organit të akuzës bëjnë të ditur për televizionin A1 REPORT! se gjatë bisedës, Presidenti i ka kërkuar kryeprokurorit Llalla që të bëhet kujdes përsa i përket apelimit nga Prokuroria të vendimit të Gjykatës për aq kohë sa kjo ngjarje ka një vëmendje të gjerë nga opinioni publik dhe partnerët ndërkombëtarë.
Organi i akuzës ende nuk është shprehur zyrtarisht për vendimin e apelimit ndërsa zyra e shtypit e Prokurorisë për A1 REPORT! konfirmon që apelimi do të bëhet, por forma zyrtare e apelimit do të merret pas shpalljes së vendimit të plotë dhe të arsyetuar që do të bëjë publik Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës.
Pak para takimit me Nishanin, kryeprokurori Llalla zhvilloi një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili për median sqaroi se mes tij dhe kryeprokurorit kishte pasur një diskutim mjaft të hollësishëm dhe substancial. Gjithashtu ai bëri të qartë dhe qëndrimin e SHBA-së se çështja e 21 Janarit ishte çështje shqiptare dhe që prej ngjarjes tragjike kishte kërkuar një hetim gjithëpërfshirës dhe SHBA ishte përfshirë në hetim pas një kërkese që Prokuroria kishte bërë drejtpërdrejtë për të ndihmuar hetimet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com