TIRANË – Gjykata e Apelit jep një tjetër vendim në favor të akuzuarve për dosjen 21 Janarit ku mbetën të vrarë katër protestues të pafajshëm.

Trupi gjykues i kryesuar nga Lefter Jaho i ka dhënë pafajësinë  Armando Kasajt, Shefit të IT-së së Kryeministrisë, që u akuzua për fshirjen e pamjeve të protestës së 21 janarit nga serveri i Kryeministrisë.

Pas protestës së 21 janarit dhe katër vrasjeve që ndodhën gjatë saj, Kasaj u thirr nga Prokuroria për të dëshmuar dhe për të vënënë dispozicion, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e Kryeministrisë. Por, ato pamje nuk ekzistonin më dhe pas, ekspertizës së huaj, rezultuan se ishin fshirë.

Pavarësisht se Kasaj doli i pafajshëm, Partia Socialiste ka kërcënuar ditët e fundit, rihapjen e hetimeve, pas ardhjes në pushtet, për të gjithë personat e përfshirë në vrasjet dhe fshehjet e provave, duke e përfshirë edhe Kasajn në to.

I njëjti vendim pafajësie për Kasajn u dha, pak kohë më parë edhe nga dhoma penale e Gjykatës së Tiranës të cilën e apeloi Prokuroria duke pretenduar fajsinë e Kasajt. Vendimi për pafajsinë e Kasajt i shtohet dy vendimeve të dhënë për pfajasinë e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos të cilët dhe pse të akuzuar për vrasje direkte të Ziver Veizit, Faik Myrtajt e Hekuran Dedës morën pafajësi.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)