TIRANË - Në rrugën “Mihal Grameno” në kryeqytet, njerëzit të shohin me mëdyshje kur i pyet për banesën e Agim Llupos. Disa të kthejnë kurrizin, disa të tjerë të pyesin se për çfarë duhet informacioni, e pak të tjerë thonë se nuk e njohin, duke ulur sytë e duke vazhduar në punën e tyre. Por, në ish-lagjen e vjetër të gardistit, që u la i lirë dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, më në fund dikush ka guximin të flasë, edhe pse nuk preferon të identifikohet pasi, siç thotë ai, “është më mirë kështu”.
Thotë, se Agim Llupon e njeh si banor të asaj zone, dhe se hera e fundit që e ka parë është një ditë para arrestimit. “E mbaj mend mirë dhe 21 Janarin. Atë pasdite e kam takuar në lagje dhe më tha se e kishte këmbën të nxirë nga goditjet që kishte marrë”, rrëfehet ish-fqinji i tij, i cili nuk pranon të tregojë gjenerailtetet.
Burri tregohet i gatshëm për të treguar dhe shtëpinë e re të Llupos, banesë të cilën ja dha Bashkia e Tiranës afro një vit më parë. Por, brenda pak sekondash ndërron mendje. “Gruaja dhe fëmijët lëvizën në një tjetër shtëpi pak kohë pas arrestimit. Është e kotë të shkoni aty. Nuk do të gjeni asnjë njeri. Ja, pak më tutje e keni, afër Minibashkisë, por me ç’dëgjova, nuk e kanë sjellë fare në shtëpi, pasi ka dalë nga burgu. Nuk di ku e kanë çuar. E sigurt është që nuk ndodhet aty.”, thekson i bindur ai.
Fqinji kujton edhe disa momente nga kafeja e fundit në lagje. “E takova një ditë para se t’a arrestonin. Dukej i qetë. Të nesërmen mora vesh lajmin”. Në bisedë e sipër, fillon të flasë dhe një tjetër fqinje. “Do të ikësh tek shtëpia e re? Burri i përshpërit në vesh diçka. “Ah, gazetare qenke? Atëherë më mirë mos t’a dish se ku është. Le që fundja as aty s’do e gjesh. Nuk e kanë sjellë fare këtu.” Pas një momenti pauze, ata të përshëndesin, duke të të dhënë qartë mesazhin se ka ardhur koha të ikësh, pasi vetëm aq mund të të thonë...
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com