TIRANË- Pjerin Ndreu dhe Zabit Deda dëshmuan dje për vrasjen e të ndjerit Hekuran Deda. Kryetari i Partisë Socialiste për rrethin Tiranë rrëfen se në momentin që ndodhej tek stenda e ngritur për gazetarët pa një person që u rrëzua pa ndjenja në tokë.
"Isha tek stenda kur kishte nisur breshëria e armëve. Hekuran Deda ra nga stenda dhe unë u bëra iniciator që ta ngrinim. Ai kishte një plagë në kokë që tregonte se u vra me plumb. E transportuan për në spital. Kam shkruar tek fugoni i një televizioni dhe i kam bërë thirje Kryeministrit që të pushonin të shtënat se po vriste njerëz", dëshmon Ndreu.
Kryetari i Partisë Socialiste së rrethit Tiranë pohon se të shtënat vinin nga Garda dhe plumbat ishin real.
"Të shtënat vinin nga brenda Kryeministrisë, nga Garda. Kam parë degë peme që këputeshin nga të shtënat, që ishin breshëri. Pasi u largua pjesa më e madhe e protestuesve, forca policie nisën aksionin e tyre. Janë sjellë në mënyrë shumë agresive me personat që arrestuan. Është e vërtetë që ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, por jo deri në atë pikë që të përdorej gaz lotsjellës dhe makina e ujit",- përfundoi dëshminë e tij Pjerin Ndreu.
Prokuroria ka kërkuar si dëshmitarë Zabit Dedan, i cili është pyetur për lajmin e vdekjes së vëllait të tij Hekuran Deda, një nga katër protestuesit që humbën jetën në tubimin e 21 Janarit.
"Kishim biseduar me vëllanë për protestën dhe kishin bërë plane që të shkonim bashkë. Me 21 janar mua më doli një punë dhe vëllai im u nis herët në mëngjes për në protestë bashkë me një shok të tijin, Hysni Peposhin.
Pasdite kur u ktheva në shtëpi më njoftuan se vëllai ishte plagosur në kokë dhe u nisa urgjent për në spital. Aty takova Hysni Peposhin që më tregoi se kishin hipur me vëllanë te stenda për të parë ç'po bëhej. Hekurani e kishte thirrur në emër shokun e tij dhe më pas kishte rënë në tokë. E morën dhe e transportuan në spital vëllanë", -dëshmia e Zabit Dedës.
Në fund të seancës, prokuroria i ka dhënë fund listës së dëshmitarëve, duke e mbyllur këtë fazë të gjykimit.
Ndërkohë që do të bëhet verifikimi për personat e kërkuar si dëshmitarë që ndodhen jashtë Shqipërisë. Do të jetë organi i akuzës për të vendosur se si do të vijohet me këtë listë dëshmitarësh.
Seanca e radhës do të jetë prezantimi i provave shkresore të prokurorisë, përfshirë këtu edhe akt-ekspertizat e kryera nga ekspertët e FBI-së.
(Shkrimi u publikua sot në shqiptarja.com)
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com