TIRANE - Dy vjet burg kërkon Prokuroria për specialistin e IT në Kryeministri, Armando Kasaj, i cili akuzohet se ka fshirë pamjet filmike të 21 janarit nga serveri i Kryeministrisë.

Pretenca është bërë sot nga organi i akuzës gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Vetë Kasaj deklaroi kohë më parë, gjatë seancës kur u caktua masa e sigurisë "detyrim paraqitje" nga Gjykata e Apelit se nuk ka qenë ai personi që e ka fshirë serverin, pasi akses në rrjetin kompjuterik kanë pasur edhe disa persona të tjerë.

Për ngjarjet e 21 janarit, por në një tjetër proces janë të pandehur edhe ish-kreu i gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardisti, Agim Llupo.

(ns/shqiptarja.com)