21 Janari, PS: Homazhe në
"bulevardin e vrasjeve"
Nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama dhe në prani të kryetarit të grupit kuvendor, Gramoz Ruçi, 9 sekretarët kanë vendosur pët zhvillimin e homazheve në kujtim të katër viktimave të protestave të 21 janarit, përballë kryeministrisë.
TIRANË – Sekretariati i Partisë Socialiste është mbledhur sot në mëngjes për të vendosur mbi axhendën e re politike të kësaj partie gjatë muajit në vijim. Nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama dhe në prani të kryetarit të grupit kuvendor,
Gramoz Ruçi 9 sekretarët kanë miratuar edhe vendimin për mbajtjen e homazheve në kujtim të 21 Janarit 2011. Burime brenda takimit thanë për Shqiptarja.com se pjesë e axhendës janë homazhet pranë familjeve të 4 protestuesve të cilët humbën jetën atë ditë. Gjithashtu, konfirmohet se Partia Socialiste do të zhvillojë homazhe edhe në bulervardin "Dëshmorët e Kombit", ku një vit më parë mbetën të vrarë gjatë demonstratës të organizuar nga PS: Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.
EKSPERTIZA AMERIKANE
Pak muaj më parë, memoria e kompjuterit qendror të sistemit të kamerave të sigurisë te Kryeministria u dërgua në SHBA, për shkak të hetimeve për ngjarjen e 21 janarit. Në muajin shtator prokuroria kërkoi zgjatjen e hetimeve dhe më pas dërgoi për ekspertim në SHBA, pajisjet e serverit të kamerave të Kryeministrisë. Serverat në fjalë ishin vënë në dispozicion të prokurorisë pak ditë pas ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit. Në reagimin e parë të tij për ngjarjen e ndodhur pranë godinës së qeverisë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kishte porositur sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave që kasetat filmike të kamerave të Kryeministrisë t’i dorëzoheshin prokurorisë për hetimin e ngjarjes.
Burime të grupit hetimor, pranë prokuorisë së përgjithshme, kanë konfirmuar për “Shqiptarja.com” se në serverin e rrjetit informatik të kryeministrisë nuk ekziston asnjë pamje filmike e gjithçkaje ndodhi më 21 janar të këtij viti.
Burimet thanë se ka qenë vetë FBI, e cila i ka komunikuar organit qëndror të akuzës se, pas ekspertizës së serverit qëndror në selinë e qeverisë, nuk ka asnjë dëshmi filmike.
21 JANARI 2011Gjatë demostratës së organizuar nga Partia Socialiste më 21 janar të këtij viti, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ u vranë katër demonstrues dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Menjëherë prokuroria nisi hetimet, ku fillimisht u arrestuan disa prej gardistëve, të cilët dyshohen se kanë qëlluar mbi turmën duke vrarë Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.
Fillimisht u arrestuar gardistës Mark Nikolli, Agron Malaj, Sadik Ãtelaj, dhe Gazmend Ahmetaj. Por, me vendimin e saj te pak javëve më parë Gjykata e Apelit la në fuqi masën detyrim paraqitje për gardistin Sadik Çela, i cili do të hetohet në gjendje të lirë së bashku me kolegët e tjerë. Në lidhje me këtë ngjarje do të mbetet në burg vetëm gardisti Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra. Ndërsa dy efektivët e tjerë, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u liruan nga Gjykata e Apelit, me një vendim të pak muajve më parë.
(aq/am/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52