TIRANE- Partia Socialiste akuzon maxhorancën se ka mbajtur të pambyllur komisionin për 21 janarin për t'i bërë presion gjykatës për vendimet në lidhje me të akuzuarit për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011.
Nënkryetari i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj i është drejtuar ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi duke thënë se “ju keni mbajtur prej një viti një komision fantazëm për 21 janarin për t’i bërë presion gjykatës”.
Deklarata është bërë në komisionin e Ligjeve ku mes debateve po diskutohej pr/ligji për “Për Administratën Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.
Në kundërpërgjigje ministri Halimi tha “Edhe një herë opozita tregoi se se do integrimin. Shpjegimet e Xhafaj të pabaza. Ky pr/ligj është bërë me modelet evropiane.” Më pas opozita braktisi seancën.
DEBATET PER PR/LIGJIN, XHAFAJ: KTHEN MINISTRINE NE ADMINISTRATOR TE GJYKATAVE, HALIMI: I NEVOJSHEM
PS thotë se ky ligj tenton të shmangë kompetencat e Kuvendit dhe administrata gjyqësore emërohet nga ministrat. ”Ky ligj kthen ministrinë në administrator të gjykatave. Bie në kundërshtim me Kushtetutën”- ka thënë deputeti Fatmir Xhafaj duke shtuar se vjen në këtë kohë vetëm për qëllime elektorale
Sipas ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi pr/ligji krijon për herë të parë shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet konkurrimit transparent dhe plotësohen boshllëkun, duke rregulluar me ligj statusin e administratës gjyqësore.
“Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me misionin EURALIUS sjellin një ndër reformat më të rëndësishme të sistemit gjyqësor. Kjo reformë e këtij projektligji adreson gjetjet e Komisionit Europian. Sipas raportit të KE-së mungesa e një kuadri ligjor pengon transparencën në gjyqësor. Modernizimi dhe reformimi i thellë i trupës së administratës gjyqësore s'mund të lihet më një anë. Pr/ligji krijon për herë të parë shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet konkurrimit transparent”- tha Halimi. Pas largimit nga salla të deputetëve të opozitës, maxhoranca në Komisionin e Ligjeve a miratoi në parim pr/ligjin.
KOMISIONI HETIMOR I 21 JANARIT
Komisioni hetimor për 21 janarin i cili u ngrit vetëm me pëlqimin e deputetëve të djathtë lidhur me atë ç`ka ndodhi në 21 janarin e vitit 2011 u ngrit më 23 janar 2011 vazhdon të jetë funksional. Në një prononcim të pak ditëve më parë për Shqiptarja.com , kryetari i këtij komisioni, Gent Strazimiri pat deklaruar se ky komision do të jetë funksional deri në fund të këtij sesioni parlamentar.
Edhe pse që nga viti i shkuar, ku u mbajtën disa seanca dëgjimore nga krerët e disa institucioneve të rëndësishme në vend, ky komision nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje tjetër të radhës. Ndërkohë që pasi të akuzuarit si shkaktarë të vrasjes së 4 demonstruese, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u liruan nga Gjykata e Tiranës, nuk dihet ende se çfarë axhendë do të ketë ky komision. Deri më sot ende nuk është marrë asnjë vendim prej këtij komisioni
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com