Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011.
Këshilli i MInistriave ka miratuar një fond prej 160 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të katër viktimave të 21 janarit.
Fondi i vënë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme, do t'u shpërndahet familjeve të Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtos, të rënë në protestën e opozitës në 21 janar të 6 viteve më parë, pasi u qëlluan për vdekje nga Garda e Republikës.
Qëllimi i këtij projektvendimi është shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011.
Familjarët e 4 viktimave, i kërkuan qeverisë t'i dëmshpërblejë me 400 milionë lekë. Ata fituan edhe proceset gjyqësore.
Vendimi i qeverisë vjen 3 ditë para përvjetorit të 6 të 21-Janarit 2011 ku u vranë 4 protestuesit dhe u plagosën shumë të tjerë.
VENDIMI
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2017, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME, NGA FONDI REZERVË I
BUXHETIT TË SHTETIT, PËR SHLYERJEN E DETYRIMEVE QË RRJEDHIN NGA ZBATIMI I VENDIMEVE GJYQËSORE PËR VIKTIMAT E
NGJARJES SË 21 JANARIT 2011
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”, dhe ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Punëve të Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2017, i shtohet fondi prej 160 011 479 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë e njëmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i
vendimeve gjyqësore për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e
këtij vendimi.
2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, akordohet për Gardën e Republikës së Shqipërisë, për shlyerjen e detyrimeve sipas vendimeve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.
3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e
këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com