'21 Janari', Rama: Detyrimin që na takon me 4 Dëshmorët e kemi shlyer me reformën në drejtësi! Fajtorët japin shfaqje dhunë në mes të Tiranës

 

Duke ja lënë barrën e fajit Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, ndërsa tha se PS i ka shlyer detyrimet ndaj Dëshmorëve me reformën në drejtësi. Kryeministri Rama u shpreh se reforma në drejtësi është në hapat e saj të parë, duke kërkuar durim deri në funksionimin e plotë të drejtësisë në vend.

"Të thuash se 4 njerëz u vranë se nuk duhej të shkonin në Bulevard atë ditë, do të thotë të mos bësh asnjë koment. Meritojnë koment ata që thonë se fajin e kam unë dhe qeveria pse fajtorët e vërtetë janë të lirë e madje japin dhe shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës. Unë nuk shoh asnjë arsye për të menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi besoj se e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit dhe e kam fjalën për reformën në drejtësi e cila përgojohet për ditë nga kundërshtarët e saj, armiqtë e saj, foltore më foltore, bravë më bravë, por që është guri i themelit të munguar prej 100 vitesh në këtë shtet ku drejtësia nuk ka qenë kurrë drejtësi, por ose një gurrë në dorën e pushtetit për të masakruar armiqtë apo gurë në pazarllëqet me jetët e të tjerëve. Për herë të parë është vënë një gur themeli për drejtësinë në Shqipëri dhe këtë gur e ka vënë kjo parti në pushtet. E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë siç ka qenë para komunizmit, gjatë dhe pas komunizmit. PS mori përsipër të vendosi këtë gurë themeli. Durimi është një gjë e rrallë në këtë vend sepse njerëzit kanë pritur shumë. Mua mund të më shfryheni sa të doni, i mirëpres të gjitha, por nuk mund të më kërkoni llogari për 30 vjet e as mund të kërkoni të pamundur, funksionimin e plotë të drejtësisë kur akoma nuk është tharë boja në reformën në drejtësi. Kjo është si të kërkosh që një fëmijë të bëhet burrë për 4 vjet. Po pastrohet llumi i paparë në sistemin e drejtësisë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Fajtorët e vërtetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Detyrimin ndaj viktimave e kemi shlyer me Reformën në Drejtësi


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë

Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë