Kryeministri Edi Rama akuzon kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si fajtorët e vërtetë për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011. Teksa i quajti protestuesit e vrarë si të pafajshëm, kreu i qeverisë theksoi se detyrimin ndaj tyre PS e ka shlyer me Reformën në Drejtësi, dhe se kjo e fundit do të veprojë, ndërsa kërkoi durim.

“Protestuesit u shpërndanë në disa pika larg objektit të rëndësisë së veçantë më 21 janar 2011. Degradoi në disa djegie, por larg kryeministrisë e cila nuk u prek nga askush dhe asgjë. Besoj se shumëkujt mund t'i kujtohet që ka qenë e rrethuar me gardh, dukej si një vilë e madhe private e pasanikëve ish-sovjetikë, dhe jo si pallati i një qeverie demokratike. Asnjë shishe me benzinë nuk e kaloi gardhin, apo asnjë zjarr nuk e përpiu pemën pranë derës.”-tha Rama.

Ndër të tjera Rama theksoi se ata që sulmohen sot në Partinë Demokratike, duke ju referuar Bashës e Berishës, tha se asokohe të dy ishin bashkë dhe i akuzoi si vrasës të protestuesve të pafajshëm.

“Pashë komentatorë mbrapa bravës duke thënë se fajin shpesh, qysh në krye të herës por përsëri, se fajin e kam unë, se i thirra njerëzit në protestë ndërkohë që nëse nuk ndalemi te kriminelët që tërhoqën këmbëzën, fajtorët e vërtetë për ato vrasje, ndodhen njëri mbi ‘Foltore’ që do të marrë SHQUP-in dhe tjetri që fshihet pas bravave.”-tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se fajtorët e vërtetë janë të lirë, madje japing shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës, duke ju referuar protestës së dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.

"Të thuash se 4 njerëz u vranë se nuk duhej të shkonin në Bulevard atë ditë, do të thotë të mos bësh asnjë koment. Meritojnë koment ata që thonë se fajin e kam unë dhe qeveria pse fajtorët e vërtetë janë të lirë e madje japin dhe shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës. Unë nuk shoh asnjë arsye për të menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi besoj se e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit dhe e kam fjalën për Reformën në Drejtësi e cila përgojohet për ditë nga kundërshtarët e saj, armiqtë e saj, foltore më foltore, bravë më bravë, por që është guri i themelit të munguar prej 100 vitesh në këtë shtet ku drejtësia nuk ka qenë kurrë drejtësi. Për herë të parë është vënë një gur themeli për drejtësinë në Shqipëri dhe këtë gur e ka vënë kjo parti në pushtet. Mua mund të më shfryheni sa të doni, i mirëpres të gjitha, por nuk mund të më kërkoni llogari për 30 vjet e as mund të kërkoni të pamundur, funksionimin e plotë të drejtësisë kur akoma nuk është tharë boja në Reformën në Drejtësi. Kjo është si të kërkosh që një fëmijë të bëhet burrë për 4 vjet. Po pastrohet llumi i paparë në Sistemin e Drejtësisë." - tha Rama.

Një koment kryeministri Edi Rama e pati edhe për Presidentin Ilir Meta, i cili më 21 janar, zgjodhi t'i jepte dekorata për disa aktorë në Korçë. Rama tha se Meta nuk ka se ç'bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë 'tallje' për ata që shkojnë dhe i marrin

"Çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekorata, që janë një tallje e madhe për ata njerëz që shkojnë dhe marrin dekoratat e Ilir Metës", tha ai.

Sot shënohen 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës, asokohe PS-ja gjatë protestave para kryeministrisë kundër qeverisë së PD. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt. Edhe në këtë përvjetor të 11-të kryeministri Edi Rama dhe familjarë të viktimave të “21 Janarit” kanë kryer homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet në nder të 4 protestuesve të cilët humbën jetën.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Meta i jep dekorata aktorëve në Korçë më 21 janar, Rama: S'ka çfarë bën tjetër, tallje e madhe me ata njerëz që shkojnë i marrin

Një koment kryeministri Edi Rama e pati edhe për Presidentin Ilir Meta, i cili më 21 janar, zgjodhi t'i jepte dekorata për disa aktorë në Korçë. Rama tha se Meta nuk ka se ç'bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë 'tallje' për ata që shkojnë dhe i marrin.

"Çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekorata, që janë një tallje e madhe për ata njerëz që shkojnë dhe marrin dekoratat e Ilir Metës", tha ai.

Ora 13:29
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Drejtësia do të veprojë, homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve të vërtetë

 

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se drejtësia do të veprojë për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues. Kreu i qeverisë theksoi se homazhet më të mira për viktimat, janë dënimet e fajtorëve të vërtetë.

"Homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve."-tha Rama.

Ora 13:23
'21 Janari', Rama: Detyrimin që na takon me 4 Dëshmorët e kemi shlyer me reformën në drejtësi! Fajtorët japin shfaqje dhunë në mes të Tiranës

 

Duke ja lënë barrën e fajit Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, ndërsa tha se PS i ka shlyer detyrimet ndaj Dëshmorëve me reformën në drejtësi. Kryeministri Rama u shpreh se reforma në drejtësi është në hapat e saj të parë, duke kërkuar durim deri në funksionimin e plotë të drejtësisë në vend.

"Të thuash se 4 njerëz u vranë se nuk duhej të shkonin në Bulevard atë ditë, do të thotë të mos bësh asnjë koment. Meritojnë koment ata që thonë se fajin e kam unë dhe qeveria pse fajtorët e vërtetë janë të lirë e madje japin dhe shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës. Unë nuk shoh asnjë arsye për të menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi besoj se e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit dhe e kam fjalën për reformën në drejtësi e cila përgojohet për ditë nga kundërshtarët e saj, armiqtë e saj, foltore më foltore, bravë më bravë, por që është guri i themelit të munguar prej 100 vitesh në këtë shtet ku drejtësia nuk ka qenë kurrë drejtësi, por ose një gurrë në dorën e pushtetit për të masakruar armiqtë apo gurë në pazarllëqet me jetët e të tjerëve. Për herë të parë është vënë një gur themeli për drejtësinë në Shqipëri dhe këtë gur e ka vënë kjo parti në pushtet. E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë siç ka qenë para komunizmit, gjatë dhe pas komunizmit. PS mori përsipër të vendosi këtë gurë themeli. Durimi është një gjë e rrallë në këtë vend sepse njerëzit kanë pritur shumë. Mua mund të më shfryheni sa të doni, i mirëpres të gjitha, por nuk mund të më kërkoni llogari për 30 vjet e as mund të kërkoni të pamundur, funksionimin e plotë të drejtësisë kur akoma nuk është tharë boja në reformën në drejtësi. Kjo është si të kërkosh që një fëmijë të bëhet burrë për 4 vjet. Po pastrohet llumi i paparë në sistemin e drejtësisë", tha Rama.