21 Janari, s’manipuloi vetëm
Çardaku por edhe mjekët

TIRANE - Nuk ishte vetëm eksperti i policisë Ndoc Çardaku që manipuloi provat për të fshehur përgjegjësinë e policisë në vrasjen e katër demonstruesve të opozitës më 21 janar të 2011. Atë ditë gënjyen edhe mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës. Linja e spitalit Ushtarak në orët e para menjëherë pas vrasjeve ishte që të bënte të besoje se demonstruesit u vranë nga armë të lehta tip pistoletë dhe sidomos u vranë nga një distancë e afërt.

I pari që e tha këtë para gazetarëve ishte Sami Koçeku (foto e parë, poshtë), zëvendës drejtor i Spitalit ushtarak të Tiranës, i cili u bëri një bilanc të parë gazetarëve për përleshjet duke ofruar menjëherë këtë të veçantë që doli se ishte false, sepse gjuajtjet nuk ishin nga afër, por nga larg.

sami koceku

Siç mund të lexoni në këtë faqe on line të atyre ditëve (foto e dytë, poshtë), në orën 17.30, shefi i Urgjencës Sami Koçeku ka shpjeguar se “vdekja e viktimave ka ardhur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri. Vdekja e tre personave ka ardhur nga armë e kalibrit të vogël dhe nga një distancë e afërt”.


ikub deklarata e kocekut me 21 janar


Pak orë më vonë, të njëjtën mbrëmje të 21 Janarit, e njëjta pistë e rreme u konfirmua dhe nga Alfred Gega, shefi i pavionit traumave të Spitalin Ushtarak: “Deri në këtë moment, në Spitalin Ushtarak janë paraqitur 31 civilë, dhe 27 policë. Nga civilët, 3 fatkeqësisht kanë vdekur. Emrat: Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe një që çuam direkt në morg, do ta kenë identifikuar direkt në morg. Momentalisht, një nga civilët është në reanimacion, është në gjendje të rëndë. Si dhe një polic që rezulton me hematomë epidurale”. Po ata që kanë humbur jetën, me çfarë plagësh kanë ardhur?, pyesin gazetarët. “Dukeshin plagë të vogla, të shkaktuara nga armë zjarri, nga afër”, përgjigjet mjeku.

Pista false e vrasjeve të bëra me një armë të lehtë dhe nga afër i përgatiti qëndrimin dhe linjën kryeministrit Sali Berisha i cili në koinçidencë perfekte me tezën e mjekëve, shpiku se protestuesit ishin vrarë nga të tjerë demonstrues me pistoleta stilolaps, pra të shtëna të qëlluara nga afër: “Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe të mjekëve të reanimacionit, është se ata janë gjuajtur nga afër me armë të lehta, të cilat... kjo do të faktohet shumë thjeshtë, pse... në të gjitha rastet, plumbi është për t’u nxjerrur. Ka qenë aq i dobët, sa s’ka përshkruar dot shtresat. Madje thuhet, se janë me silenciator. Pra, këto janë të dhënat e deritanishme që akuzojnë direkt skenaristët. Megjithatë, do të ketë një hetim, një ekspertizë mjeko-ligjore serioze, që të nxjerrë të gjithë të vërtetën. Edhe një herë. Plumbat janë në vend, kështu që është shumë e thjeshtë të gjindet, armët janë të regjistruara të gjitha”.

Do të ishte në nder të drejtësisë dhe të së vërtetës që për gjithë këto deklarata mbi pista false Prokuroria të hapte një hetim. Janë fakte që kanë ndodhur vetëm dy vite më parë.

(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve