“21 Janari”- Tahiri: Kallëzim penal për Bashën, nuk i lejohej të jepte urdhra operacional
TIRANË, 9 Prill/ATSH-Z.Tosku/-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi në seancën plenare se sot u depozitua kallëzimi penal për Lulzim Bashën, lidhur me ngjarjen e 21 Janarit. Pas replikave me deputetin e PD-së Sali Berisha, ministri Tahiri tha se “sot është ngritur një padi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha me akuzën për shpërdorim detyre pasi […]
/ATSH-Z.Tosku/-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi në seancën plenare se sot u depozitua kallëzimi penal për Lulzim Bashën, lidhur me ngjarjen e 21 Janarit.
Pas replikave me deputetin e PD-së Sali Berisha, ministri Tahiri tha se "sot është ngritur një padi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha me akuzën për shpërdorim detyre pasi dha urdhër për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit".
" Për ngjarjen e "21Janarit' janë gjetur urdhëra jashtë ligjit nga Basha, ministër i Brendshëm në atë kohë", nënvizoi Tahiri.
"Ministri juaj i Brendshëm ka dhënë urdhër që të ngriheshin helikopterët dhe të hidhnin lëndë homogjene mbi demonstruesit tek piramida . 21 janar 2012 në librin e shënimit rezulton: Gjenerali, ora 14:54 urdhri asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve, por edhe kjo është e korrigjuar dhe mbi të ishte shkruar, asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër. Të dy shënimet duket me sy të lirë që janë të korrigjuar. Po kështu rezulton nga kqyrja se vetëm në datën 21 janar ka falsifikim dhe korrigjim të urdhrave, në këto kushte SHKB ka depozituar sot kallëzimin për bashkën në akuzën shpërdorim detyre i cili ka dhënë një urdhër të kundraligjshëm pasi nuk është në kompetencën e ministrit drejtimi i operacionit dhe përdorimi i lëndëve kimike. Kjo është padia e depozituar sot për një ministër që rezulton se ka dhënë urdhër të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë kimike ndaj protestuesve", bëri të ditur Tahiri.
Më tej, Tahiri tha se "nuk di ç'shpjegim do të ketë Basha për këtë por di se Ministrit të Brendshëm nuk i lejohet të japë urdhra operacional si ai që ka dhënë Basha duke ngritur tel. E imagjinoj që ky mund të ketë qenë urdhri juaj por shpresoj që të zbardhet. Një gjë ju siguroj: ky nuk është momenti as për tu tallur dhe as për të anashkaluar drejtësinë".
Për 21 janarin, theksoi Tahiri, duhet patjetër të ketë një përgjegjës. Nuk mund të them që Basha ashtu sikurse ka dhënë urdhër për helikopterin të ketë dhënë urdhër edhe për vrasjen por shpresoj të bëheni qytetarë të mirë dhe të përgjegjshëm".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Paradoks
22 Janar, 15:42
-
Rubio: Paqja në botë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara
22 Janar, 15:41
-
Itali/ Makinë me qira dhe Google Maps për të trafikuar kokainën, në pranga shqiptari 24-vjeçar
22 Janar, 15:33
-
Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA
22 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
22 Janar, 15:19
-
'Ka vetëm dy gjini', DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia 'X' në pasaportë
22 Janar, 15:12
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri (VIDEO)
22 Janar, 14:48
-
Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca
22 Janar, 14:37
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36