TIRANE- Gjykata e Tiranës hedh poshtë akt ekspertizën e bërë për predhën që vrau protestuesin Ziver Veizi në protestën e 21 janarit para kryeministrisë.
Gjykata vendosi riverifikimin e ekspertizës së bërë nga eksperti mjeko- ligjor Ndoc Çardaku. Eksperti Çardaku, në dëshmine e tij një seancë më pare deklaroi se, plumbi që ka vrarë Ziver Veizin, ishte rikoshet. Sipas tij plumbi kishte marrë cifla druri para se të godiste Veizin.
Prokuroria e kundërshtoi akt ekspertizën e Cardakut, duke deklaruar se, ai nuk ka përgatitjen e duhur për këtë ekspertize. Sipas prokurorisë Çardaku është eskpert mjeko-ligjor, jo balistik, prandaj prokurori Blerim Tominaj kërkoi riekspertim. Tashmë, Gjykata do të caktojë të tjerë ekspert për çështjen.
Për vrasjen e Ziver Veizit akuzohet ish gardisti Agim Llupo. Ky proces vazhdon shqyrtimin e provave të palëve. Si të pandehur në këtë proces janë ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish- efektivi i Gardës, Agim Llupo, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes si dhe ish -shoferi i Prendit, Margarit Kume, i akuzuar për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Në protestën e dhunshme të opozitës në 21 janar 2011 para selisë së Kryeministrisë, katër protestues humbën jetën, te vrare me armë zjarri, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.
(ne foto femijet duke mbajtur portretin e te atit, Ziver Veizi)
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com