ELBASAN - Nga Elbasani ish-Presidenti, Bamir Topi, tashmë kryetar i partisë Fryma e Re Demokratike, ka folur ashpër për 21 janarin duke akuzuar ish-Kryeministrin Sali Berisha për këtë ngjarje dhe duke ironizuar dhënien e një medaljeje të trimërisë për vrasjet nga dritaret e kryeministrisë bashkë me akuzat për institucionet e shtetit.
Sipas Bamir Topit që në kohën kur ndodhi protesta e 21 janarit sot e akuzuara për ato ngjarje është politika dhe jo drejtësia.
“Për fat të keq ka mbetur një datë në kalendar. Jam i mendimit se askush nuk duhet të akuzojë drejtësinë. E akuzuar mbetet politika në të gjitha krahët. Së pari nuk është bërë gjyqi politik i 21 janarit që duhet bërë në parlament. Drejtësia dëshmon se është e instrumentalizuar nga politika. I propozoj politikës të shfrytëzojë atributet të bëjë një propozim që t’i jap Berishës medaljen e trimërisë pasi vrau 4 vetë në bulevard si dhe akuzoi institucionet e pavarura.” u shpreh Topi
Duke folur për zgjedhjet vendore të muajit qershor kreu i FRD u bëri thirrje qytetarëve të votojnë duke pasur parasysh infrastrukturën, zgjidhjen e halleve dhe problemeve dhe jo politikën e madhe.
Ende ai nuk ka folur për kualicion në këto zgjedhje duke e lënë të hapur mundësinë ndërkohë që ka deklaruar se do të ketë parasysh programin politik të FRD.
Këto deklarata Topi i bëri gjatë një takimi me strukturat lokale të Elbasanit. Organizimi i kësaj force politike, pranimi i anëtarëve të rinj dhe diskutimi i problematikave të ndryshme kanë qenë pjesë e takimit me anëtarë të FRD në Elbasan.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO