21 janari, Topuzi: Apeli nga Strasburgu i qartë, duhet të vihen para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë! Kush dha urdhër për vrasjet dhe ç’ndodhi me hetimet

Gazetari Kujtim Topuzi i ftuar në studion e Report Tv ku foli për vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut tha se Strasburgu thekson qartë thirrjen për hetimin e zinxhirit komandues të Gardës së Republikës.

Teksa analizoi vendimin prej 48 faqesh të Strasburgut, publikuar nga Report Tv, gazetari nënvizoi se vihen re se janë bërë shkelje të rënda gjatë hetimit, si fakti që gardistët të cilët hapën zjarr ndaj protestuesve u morën në pyetje plot 18 ditë pas ngjarjes së rëndë. Një tjetër detaj, ishte manipulimi i provave me kamerat e kryeministrisë, serveri i  të cilave është formatuar pak pas mesnatës së 21 janarit 2011 duke fshirë përmbajtjen e regjistruar.

“Sipas Strasburgut edhe fakti që prokuroria e përgjithshme shoqëroi gardistët për t’u marrë në pyetje vetëm pas 18 ditësh, krijon dyshimin e arsyeshëm që ata mund të mos e kenë dhënë variantin e duhur dhe më të mirë për hetimin. GJEDNJ e lidh manipulimin e provave me kamerat e kryeministrisë, ku përmendet se ish-kryeministri kishte deklaruar se kamerat do i jepeshin prokurorisë, por më pas ka thënë se vetëm një kamera punonte. Bëhet fjalë për një kamera në tarracë që kishte vetëm pak minuta regjistrim. Po atë ditë pak minuta pas mesnate i është bërë formatim serverit të kamerave të kryeministrisë, duke u marrë dhe duke u hedhur në një harddisk të jashtëm. Ishin plot 11 kamera që kanë filmuar atë ditë, vetëm ky fakt të bën të dyshosh se Strasburgu e ka të qartë se mund të ketë manipulim nga shteti”- tha Topuzi.

Një tjetër fakt që gazetari nënvizoi sa i përket vendimit të zbardhur të Strasburgut për 21 janarin, është se në të gjithë gardhin rrethues të kryeministrisë janë gjetur shenja plumbash, që tregon se është qëlluar në drejtim të turmës, por fatmirësisht disa prej plumbave janë penguar nga gardhi rrethues.

“Një tjetër detaj lidhet me shenjat e plumbave të gjetura në gardhin rrethues. Në të gjithë gardin janë gjetur shenja plumbash. Këtë fakt e evidenton Strasburgu dhe thotë nuk është marrë fare në konsideratë një gjë e tillë gjatë procesit gjyqësor. E evidenton disa herë duke thënë se gardhi rrethues i kryeministrisë, ishte në gjatësinë e një njeriu. Ky mund të ishte një fakt shumë kokëfortë që është qëlluar në drejtim të turmës. Një pjesë të mirë të plumbave i kanë penguar hekurat rrethues të kryeministrisë”- shtoi gazetari.

Sa i takon vendimit që pritet të merret nga Gjykata e Lartë në 27 shkurt nëse SPAK do të marrë në shqyrtim këtë çështje, Topi tha se kjo është më shumë një çështje proceduriale pasi vendimi i GJEDNJ thekson se shteti ka detyrim zbardhjen e rolit të zinxhirit komandues që mund të shkojë deri tek kryeministri i asokohe, Sali Berisha i cili është subjekt i Prokurorisë së Posaçme, duke qenë ish-drejtues i lartë i shtetit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi