21  Janari, parë nga perspektiva
e Gjykatës së Strasbourgut

Në koherencë me vendimin e Gjykatës mbi çështjen e 21 Janarit ku shpalli te pafajshëm Ndrea Prendin- ish shefin e Gardës së Republikës  dhe Agim Llupo – gardist, si studiuese e të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtën Penale Ndërkombëtare vendosa të hulumtoj mbi vendimet e Gjykates së të Drejtave të Njeriut në Strasbourg dhe çfarë parashikon Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (ketu: KEDNJ) mbi përdorimin e armëve letale (vdekjeprurëse) nga policía, dhe respektimin e te drejtës së jetës.

Sipas Nenit 2 te KEDNJ "E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. “ Gjithsesi po sipas KEDNJ, e drejta e jetes nuk eshte absolute sepse ne Nenin 2(2)(a, c) parashikohet marrjen e jetës në rastet kur ajo vjen si pasojë e përdorimit të forcës (a) në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme dhe (c) për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një trazirë ose kryengritje. Andaj, Konventa limiton te drejten e jetes vetem ne rastet "absolutisht te nevojshme".
Vendimet ne Gjykatën e Strasburgut janë sa analoge aq edhe kontraverse me çështjen e 21 Janarit.

ŞİMŞEK dhe TE TJERËT  kundër Turqisë. Gjatë trazirave në Gazi dhe Umraniye në 2005, si pasojë e përleshjeve të forcave të sigurisë dhe protestuesve, 17 njerëz vdiqën dhe 195 njerëz (152 banorë, 36 policë dhe shtatë ushtarë) u plagosën. Sipas qeverisë turke, forcat e sigurisë paralajmëruan gojarisht demonstruesit dhe më pas përdoren ujë me presion dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën. Kur kjo tentativë dështoi, ata paralajmëruan me të shtëna në ajër.  Më 11 prill 1995 kallëzime penale u ngritën nga të afërmit e atyre që ishin vrarë. Ata pretenduan se policët kishin vrarë të afërmit e tyre duke përdorur forcë jo proporcionale dhe hapën zjarr mbi turmat pa paralajmërim. Sipas ankuesve, policia përdori qëllimisht armë zjarri kundër demonstruesve ne Gazi. Në korrik të vitit 1995 dhe mars 1998 Prokurori ngriti akuza kundër 22 oficerëve të policisë të cilët kishin qenë në krye të detyrës gjatë demonstratave në Gazi. Ne fund, Gjykata shpalli fajtor një polic për vrasjen e tre protestuesve dhe u dënua me pesë vjet burgim; një tjetër u shpall fajtor për vrasjen e një protestuesi dhe ju dha një vit e tetë muaj burgim me kusht. Ndërkohë, prokuroria në prill 1997 dhe nëntor 1998 vendosi të mos ndjekë penalisht policët që kishin qenë në detyrë në ditën e incidentit Umraniye.

Te afërmit e protestuesve të vrarë dërguan çështjen në Gjykatën e Strasbourgut duke deklaruar se vrasja e protestuesve ishte pasoje e përdorimit të forcës joproporcionale nga policia dhe se hetimet kishin qenë të pamjaftueshme.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vërejti se policët që ishin në krye të detyrës, gjatë incidenteve në Gazi dhe Ümraniye ndërmorën veprime ndërsa ishin nën presion dhe në një gjendje paniku. Prandaj Gjykata u shpreh se mungesa e një komande të centralizuar dhe të qartë, rriti rrezikun e policëve për të shtënë direkt në turmë, ndërsa Qeveria Turke deklaroi se policët kanë shtënë në ajër.

Për më tepër, Gjykata e Strasbourgut u shpreh se ishte përgjegjësi e forcave të sigurisë, të cilët kanë qenë të vetëdijshëm për situatën e tensionuar, për të siguruar pajisjet e nevojshme, të tilla si gaz lotsjellës, plumba gome, topa uji, për të shpërndarë turmën. Sipas mendimit të Gjykatës, mungesa e pajisjeve të tilla është e papranueshme.

Në përfundim, Gjykata vlerësoi se, në rrethanat e rastit të ankuesve, forca e përdorur për të shpërndarë demonstruesit, të cilat shkaktuan vdekjen e 17 njerëzve, ishte më shumë se absolutisht e nevojshme dhe ishte në shkelje të Nenit 2 të KEDNJ. (§ 113)

Përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga ana e shtetit u adresohet të parë në detaje në Dhomën e Madhe Mc Cann dhe të tjerët  kundër Britanisë së Bashkuar (aplikimi nr. 18984/91, vendimi i 1995/09/27). Gjykata e Strasbourgut shprehet se Neni 2 lejon përjashtime të drejtën e jetës vetëm kur ajo është "absolutisht nevojshme ", një term që tregon se "një provë të rreptë dhe më bindëse e domosdoshmërisë duhet të provohet nga ajo çka zakonisht zbatohet, për të  përcaktuar nëse veprimi i Shtetit është "i nevojshëm në një shoqëri demokratike" sipas paragrafëve 2 të neneve 8 dhe 11 të Konventës. "(§ 149). Rasti kishte të bënte me vdekjen e tre anëtarëve të IRA, që dyshoheshin se kishin një pajisje me telekomandë që do të përdorej për të shpërthyer një bombë, të cilët u qëlluan për vdekje nga ushtarët e Shërbimit Special Ajror në Gjibraltar. Gjykata arriti në përfundimin se ka pasur shkelje të Nenit 2, sepse operacioni mund të kishte qenë planifikuar dhe kontrolluar, pa nevojën për të vrarë të dyshuarit.

I njëjti vendim u dha edhe ne çështjen Andreou v. Turkey (no. 45653/99) dt 27.10.2009. Çështja bën fjalë për një shtetas britanik i cili u qëllua dhe u plagos nga forcat e armatosura turke gjatë tensioneve në zonën e Kombeve të Bashkuara në Qipro, ku rezultoi Shkelje të Nenit 2: përdorimi i forcës vdekjeprurëse kundër aplikuesit nuk ka qenë "absolutisht i domosdoshëm" dhe nuk kishte qenë e justifikuar nga ndonjë prej përjashtimeve që lejon Neni 2. Mbi shpjegimin e termit "absolutisht e domosdoshme" Gjykata ka dhene mendimin e saj edhe ne çështjet: Putintseva kundër Rusisë (no. 33498/04), Perisan dhe të tjerët kundër Turqisë (no. 12336/03).

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit