21 shqiptarë 'pushtojnë' për 5 ditë një anije të Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët kishin për destinacion Britaninë e Madhe

21 shqiptarë 'pushtojnë' për 5 ditë një anije të Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët kishin për destinacion Britaninë e Madhe

Një bandë prej 21 migrantësh shqiptarë ‘pushtuan’ një anije të Mbretërisë së Bashkuar, pasi u fshehën në ngarkesën e saj me turbina ere.

Ekuipazhi prej dhjetë marinarësh, në panik dha alarmin përmes radios duke thënë se kishin zbuluar një numër të madh shqiptarësh në anije.

Sipas tyre, emigrantët kishin kontroll mbi anijen dhe ata i kishin kërkuar ushqim dhe cigare ndërsa ishin të ankoruar në Great Yarmouth, në Norfolk.

Nëntëmbëdhjetë burra dhe dy fëmijë ishin fshehur të premten në anije përpara se ajo të nisej nga Bilbao, në Spanjën veriore dhe qëndruan aty deri të marten, kur anija mbërriti në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ‘The Sun’, shqiptarët ishin fshehur me ditë të tëra, aty ku asnjërit prej marinarëve nuk i shkonte mendja, në njërën nga tehet e mprehtë të turbines me erë.

Rotra Mare’, e regjistruar në Hollandë, mbërriti në Great Yarmouth ditën e martë rreth orës 14:00 dhe menjëherë u rrethua nga forca kufitare dhe policia.

Emigrantët shqiptarë u ndaluan dhe ndaj tyre do të hapet një proces gjyqësorë

“Ata do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit" – tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme Britanike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kopenhagen: 26/09/2019 14:55

    u beme te fshihemi e kur te na pyesim te themi jemi afgane. Po c behet o njerez, sa ishte Evropa e mbyllur, u mbytet duke hipur ne skafe, tani po terrorizoni boten per ne Angli dhe Irlande. Vetem kesaj tufe shqipfolese nuk ju gjend karari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja