Jani Llazari, babai i Mihalit 21-vjeçar që po vuan dënim me burgim për posedim të 40 gramëve marijuana, ka pranuar për gazetën “Shqiptarja.com” faktin se ishte ai që e denoncoi të birin. Babai i tre djemve ka deklaruar se ai e denoncoi Mihalin, djalin e tij më të madh, në polici sepse nuk mund të lejonte të vazhdonte ajo që po bënte i biri. “Nuk lejoj që në familjen time të pihet cigare e jo më hashash. Nuk mund ta lejoja diçka të tillë, ndaj edhe e denoncova vetë”, tha 50-vjeçari për “Shqiptarja.com”
Z.Jani është e vërtetë që djalin tuaj Mihalin, që është dënuar për posedim marijuane, e keni denoncuar ju vetë?
Po e vërtetë.
Çfarë u ka shtyrë që të ndërmerrni një veprim të tillë, të dërgoni përpara ligjit djalin tuaj?
Sepse unë nuk mund ta pranojë diçka të tillë. Nuk lejoj që në familjen time të pihet cigare e jo më hashash. Nuk mund ta lejoja diçka të tillë, ndaj edhe e denoncova vetë në polici.
Sa është vite burg dënuar djali juaj?
Djali është dënuar me 3 vjet e gjysëm, për 40 gram hashash që I kishte për përdorim personal.
Ju duket i drejtë ky dënim?
Unë nuk mund të gjykoj vendimet që merr drejtësia. Ashtu vendosi gjykata dhe jam i detyruar t’i bindem.
Ju e dërguat vendimin ne Gjykatën e Apelit?
Po sigurisht që e apeluam, por edhe kjo gjykatë e la në fuqi vendimin e parë.
E ndoqët më tej çështjen në Gjykatën e Lartë?
Jo nuk e ndoqa se nuk kisha mundësi ekonomike. Unë tani po bëj gati një letër që çështjen ta çoj në gjykatën e Strasburgut.
Kur ishte hera e fundit që keni folur me djalin tuaj dhe në çfarë gjendje është ai?
Isha të premten që sapo kaloi në burgun e Peqinit, sepse ajo ishte dita që lejohen familjarët. E pashë por nuk mund të them që u takova, sepse djali ishte në botë tjetër. Nuk komunikonte fare. Djali nuk është në gjendje të mirë.
Problemi i djalit tuaj është bërë publik nga deputeti i zonës Koço Kokëdhima, i cili ka kërkuar amnisti për Mihalin, keni ndonjë koment?
Unë e falenderoj deputetin Koço Kokëdhima që është interesuar për një fëmijë. Ashtu siç falenderojë çdo politikan që shqetësohet e merret me problemet e fëmijëve që vuajnë.
DENIMI
Gjykata e Vlorës e dënoi në mars 2014
Mihal Llazari është dënuar nga gjykata e Vlorës në muajin mars të 2014 fillimisht me 5 vite burgim. 21-vjeçari ka pranuar fajësinë dhe gjykim të shkurtuar ndaj edhe dënimi I është ulur me 1/3, pra tashmë ai duhet të vuajë gjithsej 3.5 vite heqje lirie. Ja vendimi I Gjykatës së vlorës: “Deklarimin fajtor të të pandehurit Mihal Llazari për vepren penale “Prodhim dhe shitje lënde narkotike” dhe në bazë të nenit 283/1 i K.Penal dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. - Ne baze te nenit 406 te K.PR.Penale urdherohet zbritja e 1/3 se denimit te te pandehurit Mihal Llazarin - Vuajtja e denimit fillon nga data e arrestimit date 14.11.2013 dhe te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme. U shpall në Vlorë 26.3. 2014
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com