Qytetarët e Tiranës i janë bashkuar thirrjes së Bashkisë së Tiranës duke lënë sot makinat për të shijuar lëvizjen në këmbë, ose me biçikleta. Të favorizuar dhe nga koha e mirë, qindra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të shumta për të gjitha grupmoshat.
Mëngjesi nisi me Bandën Frymore të Qytetit e cila solli ritmet pranverore. Në hapësirën para Bashkisë është vendosur një kënd me sinjalistikë rrugore me qëllim edukimin e fëmijëve, ndërkohë që në Parkun “Rinia” po zhvillohen aktivitete sportive si ping-pong, basket, taekwondo. Një ekspozitë fotografike e zogjve të parkut të liqenit “Pendët e Egra” qëndron e hapur përballë ish-Hotel Dajtit, ndërsa tek REJA fëmijët mund të shijojnë lojërat krijuese. Këndi para Piramidës i është dedikuar lojërave fryrëse dhe shahut. Një hapësirë e veçantë pranë ish Hotel Dajtit i është dedikuar Panairit të Produkteve Bio.
Për të gjithë ata që kanë zgjedhur që këtë ditë pa makina të frekuentojnë Parkun e Liqenit, Bashkia e Tiranës ka menduar një sërë aktivitetesh tek këndi TIKA.
Animatorët performojnë numra të shumtë, ndërkohë që nuk mungojnë as lojërat e ndryshme si dhe edukimi i fëmijëve me mbjelljen e bimëve.
Bashkia e Tiranës ka rikthyer nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është përcaktuar kjo ditë edhe për faktin se sot është pushim zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Novruzit.
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim
26 Dhjetor, 16:32
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56