22 piktura nga jeta e shqiptarëve
të francezit Jean-Léon Gérôme 

22 piktura nga jeta e shqiptarëve<br />të francezit Jean-Léon Gérôme 
Piktori francez Zhan-Leon Zherom (Jean-Léon Gérôme) 1824-1904) lindi në Vesulë [Vesoul] dhe studioi në Paris. Në vitin 1856 ai udhëtoi për në Egjipt me mikun e tij, skulptorin Ogyst Bartoldi (Auguste Bartholdi) (1834-1904) – i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i Statujës së Lirisë në Nju Jork – dhe u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes.
 
Ky udhëtim qe vendimtar për suksesin e mëvonshëm të Zheromit si piktor orientalist, dhe shqiptarët zinin një vend të rëndësishëm në artin e tij.
 
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Për këtë arsye, shumë shqiptarë, ndër të cilët shumë anëtarë të trupave të Jeniçerëve, ishin vendosur në brigjet e Nilit.
 
Zheromi ishte i magjepsur nga ecja e tyre krenare, nga shkëlqimi i armëve, dhe nga veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin. Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare. Kjo faqe i ofron lexuesit një përzgjedhje të pikturave shqiptare të Leon Zheromit.
 
Për informacione të mëtejshme, lexuesi mund të konsultojë edhe librin e Luan Ramës. Shqiptarët e Léon Gérôme / Les Albanais de Léon Gérôme (Tiranë 2016)

[gallery]23944[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur