Në moshë të thyer dhe me probleme shëndetësore, Dylber Shuli jeton prej më shumë se një dekade me shpresën që shtëpisë të cilën e ndjen më të boshatisur se kurrë, do t’i rikthehen zërat e nipërve dhe mbesave të tij.
"Ato më thoshin ‘baba pse na dorëzove?’. U thoja ‘bijë e babait, kështu e kam punën’. Unë jam 90 vjeç, shpresë kam deri sa të mbyll sytë sepse ata më thërrasin baba. Më shumë më thërrasin ata sesa fëmijët e mi. Si s’kam shpresë? Mbesa e mesme më thotë baba sepse ajo nuk ndahej nga unë", rrëfen ai.
Për 90-vjeçarin nga fshati Zagorçani në Pogradec, jeta mori tjetër kthesë kur djali i tij Krenari u largua drejt Sirisë me bashkëshorten dhe 3 vajzat e mitura. Atje, çifti lindën edhe një djalë, duke e bërë 4 herë gjysh Dylberin.
Tragjedia shënjoi familjen e tyre kur konflikti i armatosur u mori jetën prindërve.
"Atë mbesën e madhe e falënderoj se iu vra i jati dhe e ëma dhe qëndroi trime", rrëfen Shuli.
Fëmijët mbetën jetimë në kampin famëkeq Al Hol, në kushte të vështira mbijetese dhe pa arsimim. Megjithatë jeta atje ka vijuar dhe njëra nga mbesat, e madhja, është bërë edhe nënë.
"Kanë qenë të sëmurë, më ka treguar ajo mbesa e madhe.. 16 vjeç dhe qëndroi trime me vëllezërit, djalin e saj, të motrat i rriti. E madhja po shkon 22, të vegjlit nga 7 vjeç, mbesa tjetër 1 muajshe iku. Nuk kanë krahë atje ata të mitë", tha Shuli.
Sa herë që një shqiptar riatdhesohet nga Al Hol, siç ndodhi me Eva Dumanin, shpresa ringjallet edhe për familjen Shuli.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
55.6%
-
Jo
39.4%
-
Jam i/e dyzuar
5%
Vota total: 2835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kapet në Kapshticë me pesticide pa licencë dhe fidanë kontrabandë, në hetim 36 vjeçari
16 Shkurt, 12:05
-
Korçë, Pallati i Sportit më i bukur në Shqipëri? Sekretet, pushteti dhe ndërtimi! Amarcord, Esencë Report Tv
15 Shkurt, 19:14
-
Rrëshqitjet e dheut, shembet muri pritës në segmentin rrugor Maliq–Lozhan! Vështirësi në qarkullimin e mjeteve
15 Shkurt, 15:35
-
Ekskluzive/ Në Siri ende 22 gra e fëmijë shqiptarë që refuzonin kthimin! Si u shpëtua Eva Dumani ilegalisht nga kampi në Turqi
15 Shkurt, 15:31
-
Hiqeshin si inspektorë tatimesh, 2 të rinj merren në hetim në Korçë
15 Shkurt, 12:03
-
Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Automjeti përplas këmbësorin, dërgohet në spital (VIDEO)
14 Shkurt, 19:21
-
EKSKLUZIVE/ Nga kampi xhihadist, Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh, Gledis Nano: Kur i shpëtuam të vëllain në 2020, s’pranoi të vinte! Tmerr në ‘Al-hol’
14 Shkurt, 18:15
-
EKSKLUZIVE/ U rrëmbye nga babai xhihadist, Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi i ferrit në Siri! Nëna flet për Report Tv: Është mirë, po qetësohet
14 Shkurt, 16:28
-
Fundi i një makthi 12 vjeçar për Eva e Endrit Dumanin
14 Shkurt, 14:39
-
Dhunoi inspektorin e OSHEE-së, pranga 42-vjeçarit në Maliq
14 Shkurt, 13:41
-
12-vjeçarja në Pogradec mbeti shtatzënë nga përdhunimi, ADN-ja konfirmon lidhjen gjenetike të fetusit me 67-vjeçarin
13 Shkurt, 12:13
-
Përplaset këmbësori në aksin Korçë-Bilisht, dërgohet në spital! Policia arreston drejtuesin e automjetit
13 Shkurt, 10:47