22 shqiptarë "strëviten" për të luftuar financimin terrorist e pastrimin e parave

 22 shqiptarë

 

Rruga drejt perfeksionimit të institucioneve tona shtetërore shkon vetëm përmes trajnimit dhe mësimit nga vendet më të përparuara. Kjo është historia e 22 shqiptarëve nga Policia e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Ministria e Drejtëisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimit Informativ Shqiptar, të cilët përfunduan trajnimin “Lufta ndaj Terrorizmit Financiar – Moduli II”.

Kursi u krijua për të përmirësuar aftësitë dhe mjetet analitike për të luftuar me efikasitet financimin terrorist, si dhe u përqëndrua në pajtueshmërinë e Shqipërisë me standartet ndërkombëtare. Ai u organizua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Programi i Ndihmës Trajnuese për Hetimin e Krimit Ndërkombëtar (ICITAP) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet.

Duhet shumë punë dhe profesionalizëm për të bërë një vend demokratik dhe për këtë janë përzgjedhur njerëzit tanë më të mirë. Lajmi dhe foto janë shpërndarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila inkurajon me vendosmëri ngritjen e institucioneve tona të drejta e demokratike.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump