Skena të një filmi horror ka përshkruar Zunduri, vajza 22 vjecare, teksa tregonte për eksperiencën e saj të tmerrshme dy vjeçare, si një skllave. Në një intervistë për MailOnline, gruaja e njohur vetëm me emrin e saj, zbuloi se u mbajt peng nga pronarët meksikanë të një lavanderie dhe detyrohej të punonte për 17 orë në ditë, lidhur me zinxhirë metalikë të shtrënguar rreth qafës.
skllavja
Duke folur nga shtrati i spitalit ku është shtruar për të marrë veten nga përvoja e hidhur, Zunduri tha se e kishin lënë pesë ditë pa ushqim dhe ajo, nga uria e madhe, u detyrua të hante qeset prej polietileni, që i përdorte për të mbështjellë rrobat.
skllavja
22-vjecarja i shkaktoi vetes një plagë në gojë, teksa përpiqej të pinte ujë nga avulli i hekurit. Abuzuesit vec faktit se e kanë lënë vajzën në kushte aq kafshërore dhe makabre, e dhunonin rregullisht; e digjnin me hekur, e gjuanin me sende të forta, apo i ngulnin thonjtë në lëkurë.
skllavja
Ata e fshihnin skllaven e tyre pas një ‘mali’ me rroba dhe i ngrinin zërin muzikës për të mbytur britmat. Zunduri  nuk shkonte në tualet edhe pse e kishte 6 metra larg, vajza detyrohej të mbaronte nevojat personale në qese plastike.
skllavja
skllavja
skllavja
Leticia Molina Ochoa, motra e saj Fany Molina Ochoa dhe vajza Ivette Hernandez Molina, në burg pasi janë shpallur fajtore për aktet kafshërore ndaj vajzës
skllavja
Jannet Hernandez Molina dhe Jose de Jesus Sanchez Vega, në burg pasi janë shpallur fajtore për aktet kafshërore ndaj vajzës.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)