Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, 53 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.

53-vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit të ndodhur mesditën e 29 shtatorit, kur u rrëzua nga një skelë teksa po punonte për lyerjen e fasadës së një banese.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Mit’hat Hoxha”, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Pas rrëzimit, Kapetani pësoi dëmtime të rënda dhe, për shkak të gjendjes kritike, u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai ndodhej në gjendje kome dhe nën kujdesin e mjekëve, por pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, 53-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur ndërsa Kapetani po kryente punime në fasadën e një banese në Sarandë.