Sipërmarrësi Gjergj Luca ka denoncuar publikisht zhvlerësimin, që sipas tij, ministria e Bujqësisë, me në krye Andis Sallën, po i bën njerëzve të kualifikuar që ndodhen në nivele drejtuese të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Luca bën me dije se biologu dhe shkencëtari Roland Kristo është pushuar nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë, me përgjegjësi sektorin e peshkimit, ndërkohë që ky profesor kohët e fundit është nderuar dhe vlerësuar nga ministri spanjoll i Bujqësisë dhe Komisioni Mesdhetar i Peshkimit.
Sipërmarrësi thekson se vendimi i qeverisë për të shkarkuar nga detyra e zëvendësministrit biologun me 22 vite eksperiencë nuk është vetëm paturpësi për shtetin në raport me Roland Kriston, por edhe një humbje e madhe eskpertize për mbarë sektorin e peshkimit në Shqipëri.
“Përshëndetje miq nga kjo e dielë e mrekullueshme! Uroj me gjithë shpirt që të kënaqeni me fëmijët, me shokë e me miq! Sot doja të filloja një komunikim me ju me një shprehje të Gëtes: Uria i shpie në grep edhe peshqit më të mençur. Dhe njeriu që të bëjë atë që kërkohet, duhet ta konsiderojë veten më të madh se sa është. Doja të bëjë një falenderim ndaj një njeriu shumë të madh të sektorit tonë, Roland Kristo. Roland Kristo ka mbaruar La Sapienzën shkëlqyeshëm, ka qenë përgjegjës i peshkimit. Vitet e fundit ka qenë zëvendësministër i peshkimit, ku e ka shtyrë përpara sektorin tonë, arritje pas arritjesh, dhe mua më sot më kanë vënë një përgjegjësi i gjithë komuniteti i peshkimit: Të dal dhe ta falenderoj këtë njeri, këtë biolog të madh, këtë njeri të apasionuar që kishte gjithnjë parim për të shtyrë sektorin përpara dhe për të luftuar horrat. Roland, falenderimit për çfarë ke bërë për ne. Më vjen keq, pas gjithë këtyre 3-4 operacioneve që kë bërë, që të tërhiqesh nga puna jonë. Rolandi para 2 ditësh është tërhequr edhe nga kryetar i komisionit të përgjitshshëm të peshkimit të mesdheut. Kur pasi mbaroi 4-vjetëshin e parë, Brukseli institoi që ta mbante dhe 4 vjet të tjera, të cilin Rolandi nuk i përmbylli, dhe pas 3 vjetëve, ai në Malaga të Spanjës, ku komisioni kishte mbledhjen e radhës, ai kërkoi dorëheqjen për arsye shëndetësore, para ministrit spanjoll të peshkimit dhe përpara gjithë anëtarëve të mesdheut dhe këshillit të europës. Ata i bënë një surprizë shumë të bukur që dua ta ndaj me fotografi me ju, i shkruajtën të gjithë në shqip: Faleminderit Roland. Dhe ne, peshkimi shqiptar, duam të të falenderojmë me gjithë shpirt. Dhe ne të kemi zgjedhur, organizata e menaxhimit të peshkimit, që mendojmë që jemi ajka e peshkimit të Shqipërisë, ju kemi zgjedhur ju Roland president nderi të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, që të vazhdosh të na japësh përsëri këshilla, dhe të vazhdosh përsëri aq sa ke mundësi që të kontribuosh për ne. Faleminderit Roland, dhe ishalla shumë djem e vajza të reja shkojnë në gjurmët e tua në administratën shqiptare. Faleminderit”,- shprehet në video Luca.
“Jam sot këtu të ulëras e të bërtas nga poshtërimi që i kanë bërë profesor Roland Kristos. Biologu i njohur, shkencëtari i rrallë zoti Kristo para dy ditësh vlerësohet e repektohet nga ministri spanjoll i bujqësisë dhe nga Komisioni Mesdhetar i Peshkimit ndërsa u kthye në Shqipëri u flak në rrugë brenda ditës. Nga zëvëndës ministër i bujqësisë u la pa punë duke ia poshtëruar karrierën. 22 vjet dha kontribute madhore në peshkimin shqiptar dhe medhetar por administrata e re ia shumëzoi me zero...Roland Kristo i duhet Shqipërisë sepse është simbol i njeriut të ndershëm që dashuria për punë i është kthyer në oksigjenin e jetës”,- shkruan sipërmarrësi krahas videos.
Komente











Punon Qorri e ha Horri o Luce, specialisti i mire nuk gjen vend ne shtetin shqiptar. Punen e mendjes Rama e fillon dhe mbaron vetë. Prandaj kemi ngel vendi afrikan me prodhimin më te ulet.
PërgjigjuJe njeri me kultur punetor qe njeriun e punes, profesionalistin ate qe e meriton e vlereson dhe e ngre ne pediastal.Respekte bizesmeni i sukseseshem Gjergji Luca.
PërgjigjuBravo Gjergj Luca kjo tregon qē ti je njė njeri me kultur e njē njeri me dinjitet respekt pēr ju Gjergj Luca.
Përgjigju