Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar këtë të diel 22- vjetorin e referendumit për miratimin e Kushtetutës. Kreu i shtetit ka përcjellë një mesazh politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke paralajmëruar se në 25 prill do të këtë një referendum ku sipas tij populli do u kthejë legjitimitetin institucioneve.

“Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli. Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”. Vetëm populli do t'ia u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, thotë Presidenti.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Ilir Meta e cilëson ditën e zgjedhjeve të përgjithshme si një referendum. Sjellje kjo që është shoqëruar me kritika nga ana e mazhorancës pasi Meta nuk po sillet në mënyrë institucionale si një kryetar shteti që duhet të jetë mbi palët. Prej një viti i gjysmë Ilir Meta ka mbajtur shpesh qëndrime politike, duke dalë nga roli i tij i Presidentit,  ku edhe në këtë rast i quan zgjedhjet parlamentare një referendum kundër shumicës.