Policia italiane ka zhvilluar një aksion të gjerë orët e fundit, duke shkatërruar tri banda të përbëra nga 15 shqiptarë. Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët ishin përgjegjës për të paktën 53 vjedhje.
Gjatë aksionit, policia sekuestroi 220 mijë euro të mallrave të vjedhura, duke përfshirë stoli, sende dekorative dhe veshje të shtrenjta.
Bandat kriminale vepronin kryesisht në Milano dhe Lodi, ndërsa lëviznin çdo ditë nga një zonë në tjetrën për të humbur gjurmët. Gjatë kryerjes së veprave kriminale, shqiptarët përdornin gjithmonë makina të vjedhura.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com