22-vjeçari humbi jetën nga moti i keq, Zhupa: Ishte i pari në fushatën e PD, iku deri sa numëroi votën e fundit! Do të mbaj mend gjithmonë të qeshur

22-vjeçari humbi jetën nga moti i keq, Zhupa: Ishte i pari në fushatën e PD, iku deri sa numëroi votën e fundit! Do të mbaj mend gjithmonë të qeshur

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit në Sarandë, pasi i ra mbajtësja e kalçetos. Zhupa e njihte 22-vjeçarin, pasi ai ka marrë pjesë në fushatat elektorale të Partisë Demokratike. Teksa ka ndarë një foto me 22-vjeçarin Armando Kazma, deputetja i shpreh ngushëllimet familjes së djalit, teksa shkruan se do ta mbajë mend gjithmonë të qeshur.

"Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurrë këtë status, dhimbje pafund. Një nga djemtë më të mire të Sarandës, një djalë i zoti, një djalë i qeshur, punëtor, i pari në fushatën elektorale në krye të punëve, i fundit u largua deri sa numëroi votën e fundit.

Një djalë i shkolluar, një djalë i urtë, nga një familje e jashtëzakonshme. Edhe të gjitha këto janë pak për të përshkruar Armandon që sapo mora vesh që u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare, aksidentalisht nga një shtyllë kalceto që u rrëzua nga stuhia me shi.

O Zot jepi forcë familjes së tij për këtë dhimbje të papërshkrueshme, jepi force njerëzve të afërt. I paharruar Armando, lotët nuk do thahen kurrë për ty. Parajsa ka engjëlli e vet, ne kemi dhimbjen që po na plas zemrën.  Do të mbaj mend të qeshur gjithmonë", shkruan Zhupa.


Lajmi kryesor:

Shi i rrëmbyeshëm në Sarandë, vdes 22-vjeçari, i bien mbajtëset e kalçetos


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon