SARANDË- Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e motit të keq. Armando Kazma po luante në një kalçeto, ku si pasojë të motit të keq, mbajtëset e kalçetos kanë rënë dhe 22-vjeçari u plagos. Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:50 në zonën e quajtur “Ura e Gajdarit”. I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Për 10 minuta qyteti bregdetar i Sarandës u përfshi nga reshje të shumta shiu dhe erë e fortë, duke sjell problematika në qytet. Ujërat e zeza dolën në shëtitore, ndërkohë u thyen edhe disa pemë në qytet dhe për pasojë një shtëpi mbeti e dëmtuar.
Report Tv sjell pamje ku duken radhët e gjata të mjeteve që largohen nga shëtitorja për shkak të ujit. Kapriçot e motit vijnë në Sarandë në mes të sezonit turistik, kur vendi është mbërthyer nga veriu në jug me temperatura deri në 40 gradë celsius.
Armando Kazma, i riu që ndërroi jetë pasi u shemb mbajtësja e kalçetos për shkak të erës së fortë në Sarandë, është nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçit. Baçi ka bërë edhe një dedikim prekës në faqen e tij në Facebook për ngjarjen tragjike.
‘Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!
Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!
Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!
Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!
Nga te gjithe ne Armandua jone!
Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!
Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!
Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!
Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!
Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!’- shkrun Baçi.
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit në Sarandë, pasi i ra mbajtësja e kalçetos. Zhupa e njihte 22-vjeçarin, pasi ai ka marrë pjesë në fushatat elektorale të Partisë Demokratike. Teksa ka ndarë një foto me 22-vjeçarin Armando Kazma, deputetja i shpreh ngushëllimet familjes së djalit, teksa shkruan se do ta mbajë mend gjithmonë të qeshur.
"Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurrë këtë status, dhimbje pafund. Një nga djemtë më të mire të Sarandës, një djalë i zoti, një djalë i qeshur, punëtor, i pari në fushatën elektorale në krye të punëve, i fundit u largua deri sa numëroi votën e fundit.
Një djalë i shkolluar, një djalë i urtë, nga një familje e jashtëzakonshme. Edhe të gjitha këto janë pak për të përshkruar Armandon që sapo mora vesh që u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare, aksidentalisht nga një shtyllë kalceto që u rrëzua nga stuhia me shi.
O Zot jepi forcë familjes së tij për këtë dhimbje të papërshkrueshme, jepi force njerëzve të afërt. I paharruar Armando, lotët nuk do thahen kurrë për ty. Parajsa ka engjëlli e vet, ne kemi dhimbjen që po na plas zemrën. Do të mbaj mend të qeshur gjithmonë", shkruan Zhupa.
Ky është 22-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme. Armando Kazma po luante në kalçeto dhe u plagos për shkak të mbajtësve të kalçetos që u rrëzuan nga moti i keq. Ai nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.
22-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga mbajtëset e kalçetos ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Një i plagosur është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës. Burimet paraprake bëjnë me dije se për shkak të stuhisë që ndodhi në Sarandë para pak minutash, kanë rënë mbajtëset e një fushe mini futbolli në Urën e Gajdarit. Policia dhe ambulanca ne vendngjarje.
"Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur "Ura e Gajdarit", si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
I mjeri djal. Ngushellime te dashurve te tij,por turp i madh per shtypin qe edhe nje rast i rende vishet me partite. Jeta dhe vdekja jane dy gjera madheshtore,politika eshte gjeja me e ndyre. Si ka mu desi qe vetem ne shqiperi behen keta barazime?
PërgjigjuNGUSHELLIME FAMILJES,, ,TE IKESH NE KETE MOSHE ESHTE SHUME E DHIMBSHME,,,,DHE MOS I LINI FEMIJET TE LUAJNE NE KOHE ME ERE E SHI....
Përgjigju