Një ditë pasi emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv zbuloi ngjarjen e rëndë të 22-vjeçares nga Kenia që u gjet në gjendje kritike në trotuarin e pallatit ku banonte, vjen reagimi nga policia e Shtetit. Rreth 3 muaj pas ngjarjes, forcat blu thonë se ishte shoqja e saj që bëri denoncimin më 14 gusht se kishte humbur kontaktet dhe nisën menjëherë hetimet.
Gjithashtu sqarojnë se është regjistruar cështja në Prokurori për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ditën e djeshme, në emisionin ‘Pa Gjurmë’ foli nëna e vajzës 22-vjeçare duke thënë se e bija punonte në kazino dhe pretendon se e hodhën nga ballkoni.
Ndërsa e bija ndodhet në gjendje kritike, nëna R.A., thotë se vajza u zhduk papritur rreth orës 03:25 deri në orën 07:00 të mëngjesit për t’u gjetur më vonë në trotuar. Ajo punonte në një Apex pranë stadiumit 'Air Albania'.
Pasi u dërgua në spital, mjekët thanë se kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Nëna e saj R.A, një muaj pas ngjarjes u njoftua nga kompania ku ishte e punësuar e bija dhe që nga momenti që mbërriti nga Kenia spitali është kthyer në shtëpinë e saj.
E bija ndodhet ende në gjendje të rëndë, ndërsa mbahet në jetë përmes aparaturave. Ende e shokuar, ajo shprehej e bindur se dikush tjetër fshihet pas kësaj ngjarje.
-
E kane torturuar dhe e kane hedhur gjysem te vdekur nga ballkoni!!! Tingellon me teper si cerdhe e fshehte prostitucioni me kazinon si fasade.Beni nje kontroll te imtesishem,cfare bejne,kush e ka,kush ka qene e kaluara e pronareve,etj.
Përgjigju -
Akoma e mbani ne pune ate Lorenc Panganiken qe eshte ne borderone e nipave vrases te Kolomb Belles?
Përgjigju -
E tmerrshme.. sherim te shpejte..o Zot sa gjynah..
Përgjigju -
Amani more njeres,policia rrumbullake eshte gjithnje ne krye te detyres.....ça prisni ju mor merhumë? Akoma prisni prej saj?!?!
Përgjigju-
Policia paska pritur denoncimin nga shoqja apo familjaret pas tre muajsh. Po mjeket nuk e kane denoncuar rastin!? Kush e dergoi ne spital?! Po ai polici qe rri gjithnje tek trauma pse nuk e denoncoi se ata edhe kur vritesh vete ta sjellin ne maje te hundes me pytje e lloj lloj marifetesh demode. Era krim shteteror per se dyti.
-








Komente
Komento