23 pasuri të sekuestruara biznesmenit trafikant heroine, GJKKO: Subjekt i ligjit ‘Antimafia’, mund të tjetërsoheshin! Gjinaj trafikoi drogë më vlerë 2 mln euro

Zbardhet vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit  Anton GJINAJ, i cili ka mbajtur edhe emrin Pashuk Gjini. Sipas gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt I ligjit antimafia. Për 23 pasuritë sekuestruara gjykata ka dalë më përfundimin se  ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundërligjshme.

Gjykata ka vënë në dukje se personat që i posedojnë këto prona, të ardhurat e përfituara në mënyrë të ligjshme I kanë më të vogla nga vlera e pronave që disponojnë. Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se ka arsye të bazuar për të besuar këto prona mund te tjetërsohen tek persona të tjerë me qëllim që ato mos te konfiskohen. 23 pasuritë e sekuestruara i kalojnë agjencisë së administrimit të aseteve të sekuestruara. Në vendimin prej 14 faqesh gjithashtu thuhet se trafikimi i drogës në vitin 2006, ku ka qenë I përfshirë Pashuk Gjinaj, me vlerë rreth 2 milion eurosh. Dosja në SPAK ka ardhur me urdhër të DEA-s amerikane. Anton Gjinajt pritet t’i sekuestrohet një tjetër pasuri me një vlerë shumë të madhe. Report Tv ka mësuar se në GJKKO është depozituar tjetër kërkesë për një tjetër pasuri në disponim të Anton Gjinajt. Kërkesa është bërë nga prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.  

23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine. Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit "Alesio-2014", e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.

Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj) aktualisht po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër, pasi është sjellë nga Spanja vetëm dy muaj më parë. Biznesmeni Anton Gjinaj është ndjekur nga DEA amerikane për drogën në Spanjë, e cila i ka sjellë provat autoriteteve shqiptare.

23 bizneset e sekuestruara dje Anton Gjinajt

Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “DEIZI - M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë  Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSËAGEN”, modeli “GOLF”.

Vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit  Anton Gjinaj
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Në GJKKO depozitohet kërkesa për sekuestrimin e një tjetër pasurie të Anton Gjinajt, ka vlerë shumë të madhe

1659084758_alsiogjinaj.jpg

Anton Gjinajt alias Pashuk Gjini pritet t’i sekuestrohet një tjetër pasuri me një vlerë shumë të madhe. Report Tv ka mësuar se në GJKKO është depozituar tjetër kërkesë për një tjetër pasuri në disponim të Anton Gjinajt. Dje të dënuarit për trafik droge iu sekuestruan 23 pasuri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 29/07/2022 14:31

    Fiks 2milione euro do jete edhe amnistia fiskale qe do shpetoje nje mori te tere trafikantesh.

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 29/07/2022 13:28

    Pashuku fort punoi po të gjitha Edi me shok do i fitoi. Do i thon pashukut a do me pas diçka hudhi ktu treçerekun e ik boj shyqyr që ske me ngel me gisht në goj e Pashuk menjëher do pranoi. Prandaj o Shqiptar mos üunoni për të tjer o të Mjer.

    Përgjigju
  • Werj: 29/07/2022 11:48

    Jeni vone.jane tjetersuar

    Përgjigju
  • FIRSTANDLAST: 29/07/2022 11:22

    jasht shtetit kur nje fenomen ka ndodhur shume here e quajne histori e vjeter,keshtu edhe puna sekuestrimeve,ne fillim sekuhestrohen pastaj ai derdh atje ku i thojne qe te derdhi dhe me pas sekestrimi shendrohet ne çsekuestrim,hajde shnet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!