Ndërtuesi në Shqipëri trafikant droge në Spanjë, SPAK sekuestron 23 prona të biznesmenit me 2 emra Anton Gjinajt! DEA solli provat

TIRANË- 23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine. Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit "Alesio-2014", e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj) aktualisht po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër, pasi është sjellë nga Spanja vetëm dy muaj më parë. Biznesmeni Anton Gjinaj është ndjekur nga DEA amerikane për drogën në Spanjë, e cila i ka sjellë provat autoriteteve shqiptare.

Konkretisht SPAK ka sekuestruar 6 biznese: ‘Alesio-2014’, ‘Deizi-M’, ‘Polystyrene (EPS) Manufacturer, xyz 08’, ‘Foralb Alabaster’, ‘XYZ 08’, ‘Garden Residence Turdiu’. Po ashtu SPAK ka sekuestruar 4 pasuri të llojit truall, në Tiranë, 6 pasuri të llojit arë, po në Tiranë, 1 apartament e 2 ndërtesa si dhe 4 makina.

Sipas SPAK nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

II. Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “DEIZI - M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë  Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSËAGEN”, modeli “GOLF”.

Sekuestrimi u krye sot (28 korrik) nga strukturat e Policisë së Shtetit pas vendimit të sekuestros të dhënë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
GJKKO i sekuestroi pasuri miliona euro, Anton Gjinaj po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër

Anton Gjinajt të cilit sot GJKKO ka vendosur sekuestrimin e 23 pasurive, rezulton të jetë duke vuajtur dënimin e marrë në Spanjë me 8 vite e 9 muaj në burgun e Reçit në Shkodër.

Ora 13:42
Sot SPAK i sekuestroi pasuritë/ Kush është biznesmeni Anton Gjinaj, i dënuar për trafikim heroine! Ishte në arrati, u prangos në prill 2021 në Mal të Zi

1659008599_1618418462gjini.jpg

Anton Gjinajt të cilit sot GJKKO ka vendosur sekuestrimin e 23 pasurive, rezulton të jetë pronar i kompanisë "Alesio-2014", në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë. Po ashtu ai njihet edhe me emrin Pashk Rrapi, emër me të cilin u identifikua fillimisht në Mal të Zi. Ligji për prokurimin publik në Shqipëri parashikon përjashtimin nga tenderat dhe kontratat që vijnë nga organet publike të njerëzve që rezultojnë të jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për veprimtari në fushën e lëndëve narkotike. Në këtë rast duket se ka patur një 'përjashtim' pasi pavarësisht se në Spanjë Gjini rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg, ka mundur të fitoj tendera të shumtë.

Kompania "Alesio-2014" rezulton të ketë fituar 10 tendera. I fundit është ai i datës 24 shkurt 2021, për blerje asfalti për rrugë urbane dhe rurale, nga ndërmarrja e rrugëve në Durrës. Në këtë tender bie në sy shuma shumë e afërt e fondit limit me atë që ka vënë në dispozicion kompania fituese. "Alesio-2014" është shpallur fituese me 34,981,280 lekë të reja, përkundejt 34,999,000 fondit limit. Po ashtu, kjo kompani rezulton të ketë fituar tendera asfaltimi në Fushë Krujë, Krujë, Thumanë e më gjerë.

Ai u arrestua në prill të vitit të kaluar në Mal të Zi për llogari të autoriteteve spanjolle. Më herët, ka qenë Interpol Madrid, i cili ka ngritur alarmin e kuq për këtë shtetas. Ai pritet të ekstradohet në drejtim të Spanjës, për të vuajtur dënimin e dhënë nga shteti iberik. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • per bruksel: 28/07/2022 21:54

    shoku mirditorit ben kacorrit. me pseudonimin file. me vendodhje ne spain madrit. karteli ma i madh shqiptar. beni asht dhe miku ervis martinaj Esht kunati rones motres visit

    Përgjigju
  • Yllka: 28/07/2022 21:29

    Spaku le te hedhi nje sy nga Beton expresi i shokut Taulant taotao.nuk ka shume ndryshim nga ky Pashuku.

    Përgjigju
  • Bruksel: 28/07/2022 21:08

    Shoku i ngushte i benit pak veta e njofin mirditorin ai esht koka me e fort ne europ dhe kolumbi

    Përgjigju
  • Rtre: 28/07/2022 17:56

    As 1- % te pasirise nuk i keni blloku. Talleni ju o te pa afte??? Vetem mkina e ri dhe e te shoqes jane 600 mije euro. Ordinera

    Përgjigju
  • asolingo: 28/07/2022 15:04

    Kur ky "zoteria"ka miliona € ç'mund te thuash per politikanet tane(PS,pd,lsi..) me ne krye dy gangsterat Ilir Meta dhe Sali Berisha.SPAKU deri tani po peshkon per cironka.

    Përgjigju
    • agron: 28/07/2022 16:20

      njesoje jane, se dhe ky paska punuar me shtetin duke fituar tendera. Vend m.... si ka mundesi qe te ndodhin keto gjera ?!

  • anch: 28/07/2022 14:44

    Hahahahaha Alesio u hap ca si shume b.thesh duke u ber kompani e pare me lek droge.Vjen nje dite edhe ashtu sic ngrihesh brenda nje dite nga leku droges ashtu perplasesh ne toke edhe thyen turinjte.Ta fut Çeti nuk haesh dot me mbretin.

    Përgjigju
    • ertust: 03/11/2022 07:25

      zotria ne fjal esht i zoti i zoti spepse parat e fituar ne 30 vite emigrim ka ditur ti kursej dhe ti investoj,pranaj esht ber ky gjigandi qe shihni sot sa per festen e atyre qe bejn fest per fatkeqsin e tjetrit u them se kampionet rrezohen e ngrihen me te fort seq ishin ????????

    • Koha e spastrimit: 28/07/2022 17:42

      Firma Anchor Beton ku fshihet frangaj eshte njesoj si kjo kompani me para droge, punon identik, me televizion ai eshte piramide. Edhe lezhiani si koke turku do perfundoj. Rama kur nuk pyeti per Ahmetaj, do ti bej fala me Saliun franges. Pastaj do te shkoj ne londer te vila katunar lezhes.

  • Mazllem: 28/07/2022 14:07

    Shoqni te zgjeruar ka Doshi. Hajt se ka sa te dush dhe nuk i prishet pune Rames jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas