23 qershori, 4 ambasada të
SHBA-së vijnë në Shqipëri

23 qershori, 4 ambasada të<br />SHBA-së vijnë në Shqipëri
TIRANE- Një numër i madh diplomatësh të huaj  do të angazhohen të dielën e 23 qershorit për të monitoruar procesin e votimit në të 12 qarqet e vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje me 4 vota pro një listë të gjatë vëzhguesish nga ambasadat e akredituara në Tiranë, të cilat do të kenë për qëllim monitorimin e procesit të votimit.
 
Ambasada Amerikane ka paraqitur kërkesën për të akredituar 68 punonjës të saj si vëzhgues afatshkurtër, të kryesuar nga ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe zv ambasadori Henry Jardine. Akreditimi është për mbulimin e të gjitha zonave ku ka zgjedhje, ndërkohë që  zv ambasadori Henry Jardine do të vendoset në qarkun e Fierit.
 
“E veçanta e këtij akreditimi është se qeveria amerikane ka angazhuar personelin e 4 ambasadave të vendeve të rajonit në Ballkan. Veç Tiranës, pritet të angazhohet dhe personeli i ambasadës së SHBA-së në Shkup, Prishtinë dhe në Makin e Zi”  - shkruan sot gazeta Shqip.
 
Po dje KQZ akreditoi dhe listat e vëzhguesve të delegacionit të BE-së , që kryesohet nga ambasadori Ettore Sequi, Clive Rumbold, si dhe eksperti i njohur Nicholai Vulchanov (ish shefi i misionit të ODIHR në zgjedhjet shqiptare). Edhe ambasadorët e Francës, Britanisë së Madh, Norvegjisë dhe Maqedonisë pritet të angazhohen në monitorimin e zgjedhjeve.
 
Gazeta ”Mapo” shkruan sot se nga Ambasada e Greqisë në monitorimin e zgjedhjeve do të angazhohet edhe ambasadori grek Leonidas Rokanas ndërsa lista e vëzhguesve do të kryesohet nga Alexios Zannos. Gjatë kohës së marrëveshjes së ujrave të arritur mes dy vende, Zannos ka qenë diplomat i lartë i Greqisë në Shqipëri dhe emri i tij u lakua së tepërmi gjatë publikimit të kabllograveme të ish ambasadorit Whithers për këtë cështje. Ai përmendet si një nga diplomatët e lartë grekë që bënin presion ndaj qeverisë shqiptare që të pranonte marrëveshjen me Greqinë.

Gjithsej KQZ ka regjistruar deri tani 564 vëzhgues të huaj, pjesa më e madhe janë pjesë e misionit të OSBE- ODIHR, si dhe 8 mijë vëzhgues nga organizatat shqiptare.

JA EMRAT E AMBASADOREVE TE AKREDITUAR PER 23 QERSHOR

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
68 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
kryesohet nga Arvizu dhe Jardine

Delegacioni i Bashkimit Evropian
5 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
mes tyre Ettore Sequi, ambasador, Clive Rumbold, Charalambos Kontonis, Nikolai Vulchanov, Jose Castrillo Villar
6 përkthyes – akredituar 

Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë
7 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
Jan Braathu ambasador 

Ambasada e Greqisë
5 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
kryesohet nga Alexios Zannos
1 përkthyes – akredituar 

Ambasada e Francës
2 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
kryesuar nga ambasadorja Christine Moro.
3 përkthyes – akredituar 

Ambasada e Republikës së Maqedonisë
1 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
Ambasadori Vele Trpevski 

Ambasada e Britanike
3 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
Ambasadori Nicholas Cannon
zv/ambasadori Stephen Hickling
Joana K.M Hanson- Jozwaik

Ambasada e Hungarisë
4 afatshkurtër– akredituar 

Ambasada e Mbretërisë së Hollandës
4 vëzhgues afatgjtë – akredituar 

Ambasada e Republikës Federale e Gjermanisë
2 vëzhgues afatshkurtër – akredituar 

Ambasada e Rusisë
8 vëzhgues afatshkurtër – akredituar 

Komiteti për Demokraci të Hapur (COD),
4 vëzhgues afatshkurtër – akredituar 

Televizioni Aljazeera International
4 vëzhgues afatshkurtër – akredituar

Ambasada e Republikës së Sllovenisë
1 vëzhgues afatshkurtër - akredituar 

Numri total i Org. Nderkombëtare të akredituara
- 140 vëzhgues afatgjatë
- 424 vëzhgues afatshkurter
- 277 përkthyes
Totali i vëzhguesëve nderkombëtar: 564
Numri i të akredituarve lokal dhe ndërkombëtarë 8,153


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës