23 vite më të madh, Adelina Tahiri ka folur shumë bukur për historinë e dashurisë me bashkëshortin

23 vite më të madh, Adelina Tahiri ka folur shumë bukur për historinë e dashurisë me bashkëshortin

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj

TIRANË- Adelina Tahiri, ka folur shumë bukur për dashurinë e saj, marrëdhënien me bashkëshortin që e ka 23 vite më të madh në moshë.

Ajo ka treguar se si ka ndikuar opinioni publik te ajo, por më pas ka kuptuar që ishte e dashuruar.

"U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë më shumë bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj...Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë 'kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë'.

Pas shumë përpjekjeve, thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën e një avokati dhe aty m’u mbush mendja ta takoj sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im.

Për një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij, më tha 'Adelina ne jemi shokë, ti po më tregon çdo gjë, unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do mbarojë. Gjithë zyra ime do jetë mbrapa teje, për çdo hall që ke, por kontakti ynë do ndërpritet'. Unë e mendova këtë shumë lehtë, thashë ah, okej, po pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri.

Pas 10 ditëve unë e pashë që isha shumë keq. Aty, për herë të parë ndjeva që isha  dashuruar pa e kuptuar. Rashë nga pesha shumë, nuk haja fare, isha si e sëmurë, më rrinin duart të ftohta, si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban”, tha Adelina.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë