23-vjeçarja e shfrytëzuar si skllave
seksi: Jam përdhunuar 43,200 herë

23-vjeçarja e shfrytëzuar si skllave<br />seksi: Jam përdhunuar 43,200 herë
Një grua meksikane është shndërruar në një skllave seksi që në moshën 12-vjeçare. Tani 23-vjeç, Karla Jacinto pohon me dhimbje se është përdhunuar 43,000 herë, pasi e detyronin të shkonte me 30 meshkuj në ditë. Tortura e saj zgjati për plot 4 vite dhe mundi të shpëtojë nga kthetrat e tutorëve në vitin 2008, por jo përpara se një grup policësh të korruptuar ta gjenin dhe t’i kërkonin favore seksuale në vend ta shpëtonin.
 
“Mendoja se ishin të neveritshëm,” tha Karla për CNN. “Ata e dinin që ne ishim minorene. Nuk ishim zhvilluar ende. Ishim të mërzitura. Kishte vajza të tjera që ishin vetëm 10 vjeç. Kishte vajza të vogla që qanin. I thanë oficerëve të policisë që ishin minorene dhe askush nuk ua vuri veshin”.

E dhunuar dhe e abuzuar nga tutorët e saj, ajo detyrohej të punonte nga ora 10 e mëngjesit deri në mesnatë. Ngeli shtatzënë me njërin prej tutorëve që e përdhunonte dhe lindi një fëmijë në moshën 15 vjeç. Babai i fëmijës e trajtonte foshnjen si levë për të arritur qëllimet e tij.

“Unë vija nga një familje që nuk funksiononte si e tillë. Jam abuzuar dhe dhunuar seksualisht në moshën 5–vjeçare nga një i afërm”, tha 23-vjeçarja. Kur ishte 12 vjeç, një djalë 22-vjeçar i ndjeti pranë dhe e përkrahte, duke i mbushur mendjen që të zhvendosej me të në Meksikë.

“Jetova me të për tre muaj, gjatë së cilëve më trajtonte shumë mirë. Më dhuronte dashuri, më blinte rroba, më kushtonte vëmendje, më blinte këpucë, lule, çokollata, çdo gjë ishte e bukur,” u shpreh Karla, ndërsa shumë shpejt personi e detyroi të prostituonte në Guadalajara.

Jacinto po e shfrytëzon tani historinë e saj për të bërë fushatë kundër skllavërisë seksuale dhe po paralajmëron politikanët të mos e bëjnë një sy qorr përpara këtyr fenomeneve. Trafikimi seksual është shumë i përhapur në ditët sot. Janë rreth 20-30 milion skllevër seksualë të kohëve modern, 2 milion prej të cilëve janë fëmijë si Jacinto.

“Këta fëmijë rrëmbehen, joshen dhe largohen nga familjet e tyre. Mos më dëgjoni vetëm mua. Duhet të kuptoni çfarë më ndodhi mua dhe të hiqni perden që ju ka zënë sytë,” vijoi Karla për CNN. Në maj ajo foli në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe i kërkoi ndihmë Komitetit të të Drejtave të Njeriut, për të gjurmuar personat përgjegjës për trafikimin e qenieve njerëzore.

“Kam qenë e detyruar të bëja gjithçka që mund të imagjinohet për më shumë se 40,000 klientë”, është shprehur me dhimbje viktima e dhunës seksuale.
karla jacinto
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës