23 vjetori i shfaqjes së UÇK, Basha nderon heroin e luftës Llagami dhe jep mesazhe të koduara: Detyra jonë të mos lejojmë të cënohet nga shpifjet sakrifica e tyre

23 vjetori i shfaqjes së UÇK, Basha nderon heroin e luftës Llagami dhe jep mesazhe të koduara: Detyra jonë të mos lejojmë të cënohet nga shpifjet sakrifica e tyre

Kreu i PD Lulzim Basha dhe babai i Skerdilajd Llagamit

Kreu i PD Lulzim Basha me rastin e 23 vjetorit të shfaqjes së UÇK-së ka  nderuar heroin e luftës së Kosovës Skerdilajd Llagami.

Në një vizitë në familjen Llagami, Basha shkruan se kujtuan me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Llagamin - Komandant Shpendin - si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Këtu ai ka dhënë edhe mesazhe të koduara duke e quajtur detyrë mbrojtjen e sakrificës së tyre nga shpifjet.

"Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.

Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin - Komandant Shpendin - si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare", shkruan Basha.

Basha shkruan se me babain e tij ka folur për detyrën që kanë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që sipas tij rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.

"Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.

Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim.  Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë", shkruan Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 29/11/2020 16:53

    Basha nje mutsihane din me mbulu mutin me sh.... spiuni jugosllaveve pee U C K

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK